LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Arben Malaj drejt shkarkimit! E konfirmon Banka e Shqipërisë: Po, ka shkelur kodin e etikës

Arben Malaj drejt shkarkimit! E konfirmon Banka e Shqipërisë: Po, ka shkelur kodin e etikës

Banka e Shqipërisë ka mbështetur qëndrimin e mazhorancës në lidhje me shkarkimin e Arben Malajt, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për shkelje të etikës. Në një deklaratë, Banka e Shqipërisë ka treguar rezerva në lidhje me qëndrimet politike të mbajtura kohët e fundit nga Malaj, që në fakt dënohen edhe nga Kodi i Etikës i miratuar në 2003.

Sipas BSH qëndrimi individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës.“Kodi i Etikës i kërkon zyrtarëve publikë të kujdesen që gjatë përfshirjes në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t’i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri. Banka e Shqipërisë u ka bërë të ditur, në vazhdimësi, të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës detyrimin për të mbajtur parasysh se, që nga momenti i emërimit, deri në përfundim të mandatit, ata përfaqësojnë, në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucionit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojë imazhin e tij”, thuhet në deklaratën e BSH Banka e Shqipërisë sqaroi edhe rastet përjashtuese të Kodit të Etikës që lidhen vetëm më publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, ku në të cilën sërish anëtari duhet të qartësojë se artikulli nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë.

“Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj. Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Erzen Breçani rrëzon “Babalepartinë” me dëshminë e tij në gjykatë: Alizotit dhe Veliut u dhashë lekë… më thanë se gjithçka bëhej për azil

Close