LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Arben Ristani bëhet “esëll”, shton goditjet ndaj Bashës: Reflekton mungesën e kulturës! PD ka humbur ekuilibrat

Arben Ristani bëhet “esëll”, shton goditjet ndaj Bashës: Reflekton mungesën e kulturës! PD ka humbur ekuilibrat

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani kritikoi dje shumë ashpër kreun demokrat, Lulzim Basha. Në një intervistë mediatike, ai akuzoi Bashën se nën drejtimin e tij partia ka humbur ekuilibrat e përfaqësimit dhe vendimet nuk janë më transparente. “Është në interesin e përbashkët që të përqendrohemi te pjesa parimore, e vërtetë dhe racionale e kritikave.

Nuk më rezulton se të metat për të cilat kritikohet z. Basha sot janë po ato të meta për të cilat, ju thoni, se nuk është kritikuar z. Berisha dje. Këtu kam parasysh kritikat që lidhen me prishjen e ekuilibrave të përfaqësimit në parti, mungesën e transparencës në vendimmarrje, okultizëm në marrëveshje me kundërshtarin politik, apo prishja e sistemit të karrierës dhe vlerësimit të kontributit”, tha demokrati. Ai i quajti liderët në Shqipëri pa kulturë, duke i çuar kështu një mesazh liderit demokrat. “Liderët tanë reflektojnë qartë mungesën e kulturës dhe vetëdijes demokratike. Shpesh herë sillen si bajraktarë dhe ngatërrohen me 1000 fije në fuksion të pushtetit”, theksoi ai. Ristani shikon si zgjidhje për PD rikthimin e besimit tek demokratët, besimi i cili sipas tij ka humbur për sa kohë që në krye të partisë ka qëndruar Basha. Ai po ashtu kërkoi që debatet të jenë të hapura dhe askush të mos ketë komplekse nga ata. “Që Partia Demokratike të jetë alternative e besueshme për shqiptarët duhet në radhë të parë të gëzojë besimin e demokratëve. Me këtë dua të them që funksionimi, drejtimi dhe menaxhimi t’i afrohet sa me shumë emrit të partisë. Një parti ku shtresat dhe grupet e interesit janë të përfaqësuara, ku parimet kushtëzojnë vendimmarrjen dhe sjelljet e lidershipit. Një parti e cila aplikon sisteme të cilët garantojnë garë të brendshme, qarkullim elitash, përfaqësim cilësor dhe dinjitoz. Një parti të dekompleksuar dhe mirëpritëse të debatit të brendshëm si dhe të hapur ndaj alternativës. Rendjet drejt modeleve të gatshme, qoftë këto të huazuara dhe nga vende shumë të përparuara, janë fare të kota nëse konstruksionet themelore të partisë nuk janë të bazuara mbi parime dhe vlera themelore universale të demokracisë, apo dhe mbi substratin kombëtar dhe lokal”, shtoi Ristani.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close