LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Arben Ristani “kryqëzon” Bashën: Strategjia anti-sistem e PD, e dështuar. E bën Ramën të pathyeshëm

Arben Ristani “kryqëzon” Bashën: Strategjia anti-sistem e PD, e dështuar. E bën Ramën të pathyeshëm

Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i ka përshkallëzuar kritikat ndaj Lulzim Bashës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se strategjia e PD, për të mundur Ramën dhe Rilindjen, nëpërmjet daljes nga sistemi, rezulton të jetë rrugë e gabuar.

Postimi i plotë i Ristanit:

Nxjerrja e vendit nga qorsokaku politik, nga inpasi i sistemit, i cili nxit ne menyre artificiale krizen ne cdo fushe, ne nje vend demokratik, ka vetem nje ilac baze: opoziten e vertete, te fuqishme, parimore, te njerezve te ketij vendi, te perfaqesuar nga kontributore te besueshem publik.

Interesi themelor i cdo shqiptari eshte, te ruaje demokracine si sistem politik.

Strategjia e PD, per te mundur Ramen dhe Rilindjen, nepermjet daljes nga sistemi, rezulton te jete rruge e gabuar. Kjo, jo se Rama dhe krimi jane te forte dhe te pathyeshem, perkundrazi, Rames i ka mbaruar koha morale per te qeverisur.

Eshte strategjia antisistem, e ndjekur nga opozita, ne thelb e gabuar dhe e destinuar te deshtoje, e cila i jep Rames mundesine te kete ne dore te gjitha pushtetet dhe ti krijoje hapsira krimit, te shkateroje dhe zhvate pasurite e shqiptareve dhe te ardhmen e femijeve tane.

Rikthimi i opozites ne sistem, tashme, ne kete faze ku ndodhemi, nuk behet me pretendime, por me veprime qe provojne qenien pro sistem.

Prova kryesore sot, pro sistem, eshte qendrimi ndaj reformes ne drejtesi dhe kontributi konkret per ta mbeshtetur ate, per ta permiresuar ate, dhe per te mirpritur rezultatet e saj.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close