LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Ardhja e turistëve nga Bjellorusia, vendimi i qeverisë për heqjen e vizave jep rezultatet e para

Ardhja e turistëve nga Bjellorusia, vendimi i qeverisë për heqjen e vizave jep rezultatet e para

Mbërriti sot në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 150 turiste nga Biellorusia. Efektet pozitive për heqjen e vizave me disa shtete që qeveria shqiptare miratoi disa javë më parë , tashmë u konkretizuan dhe me tregun Biellorus ku, fluturimet javore nga kryeqyteti Minsk do të vijojnë të sjellin turistë deri në fund të muajit shtator .

Në një pritjë të veçantë bazuar në traditat mikpritëse shqiptare që ju bë grupit te turisteve nga Agjencia Kombetare e Turizmit se bashku me operatorin turistik Aler-Travel, drejtori i pergjithshem i AKT-se Z. Ardit Çollaku theksoi rendesine e bashkepunimit mes operatoreve turistik te dy vendeve tona per te rritur me tej numrin e turisteve nga ky treg dhe per ta zgjatur ate ne kohe.

Agjencia Kombetare e Turizmit tashme i ka kushtuar nje vemendje te vecante ketij tregu turistik, duke qene e pranishme ne disa aktivitete si dhe duke pergatitur materiale promocionale te dedikuara per turistet Rus foles.

Gjithashtu kompania Aler Travel do të vijojë të sjellë çdo javë turistë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator. Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8000 turistë.

Ndërkohë që sfida e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore. Ulja e TVSH së Turizmit nga 20 % në 6 % pritet të sjellë një bum të ardhurash për këtë industri dhe shtimin e investimeve për zgjerim të strukturave akomoduese dhe përmirësim të shërbimeve të tyre.

Synimi në këtë sektor nuk është më thjesht rritja e numrit të turistëve, por ofrimi i shërbimeve cilësore, zgjatja e kohës së qëndrimit të turistëve, në mënyrë që ata të shpenzojnë më shumë dhe të kthehen sërish.

Në vijim, një falenderim i vecantë nga ana e operatoreve turistik vajti për Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Zj. Milva Ekonomi në kuader të bashkepunimit dhe ndihmesës shumë pozitive që solli edhe heqjen e vizave sipas Vendimit të Qeverisë shqiptare.

Loading...
More in Ekonomi
Çmenden mediat?! Cristiano Ronaldo është bërë baba i dy binjakëve, jo nga Georgina

Close