LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argjentinë, sulm masiv piranjash, kafshohen dhunshëm 60 persona

Argjentinë, sulm masiv piranjash, kafshohen dhunshëm 60 persona

Më shumë se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, janë plagosur nga një sulm masiv i piranjave në lumin e Paranës, në Rosario të Argjentinës.

Ngjarja ndodhi ditën e Krishtlindjes, kur njerëzit kishin zgjedhur të freskoheshin në ujë pasi temperaturat në vendin latin janë mbi 35 gradë Celsius. Papritur, notarët nisën të dalin të gjakosur nga uji, ndërsa prindërit vrapuan për të shpëtuar fëmijët e tmerruar nga peshqit mishngrënës.

Mendohet se sulmi është kryer nga një lloj piranjash me emrin palometas dhe ishte më i rëndi që nga viti 2008, kur u plagosën 40 persona.

Zëdhënësi i qeverisë lokale Ricardo Biasatti e përshkroi sulmin e piranjave si diçka shumë të rrallë për zonën: “Është një ngjarje sporadike. Ishte fat i keq që një tufë piranjash kaluan në një zonë shumë të populluar.”

Në vitin 2011, një 18-vjeçar i dehur vdiq nga gjakderdhja pasi ra në një lumë të Bolivisë plot me piranja.

General Views of Arena Amazonia - FIFA World Cup Venues Brazil 2013

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Ndërtime në zonën arkeologjike, kallëzim penal ish-drejtorëve të ALUIZNI-t
Close