LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ariu zbret në Kalimash te trau i pagesës së Rrugës së Kombit për të bërë “pagesën” apo m… (VIDEO)

Ariu zbret në Kalimash te trau i pagesës së Rrugës së Kombit për të bërë “pagesën” apo m… (VIDEO)

Dje në Kukës u sulmua një çoban nga një ari në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjalicës, ndërkohë që në redaksinë e Shqiptarja.com banorët e zonës së verilindjes kanë sjellë një video të një ariu që lëviz lirshëm pranë traut ku paguhet taksa e Rrugës së Kombit në Kalimash.

Ekrem Onuzi 45-vjeç nga Kukësi është emri i bariut sulmuar të paraditen e sotme nga ariu teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup. Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore.

Ariu është filmuar disa ditë më parë shumë pranë pikës së pagesës së tarifës nga një qytetar. Banorët e verilindjes së vendit janë në telashe nga arinjtë, që ka zbritur qetësisht në zonat e banuara. Ndërkohë që Ekrem Onuzi 45-vjeç që u sulmua dje nga ariu ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Traumës në Tiranë

Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.

Pas rreth tre orësh pritjeje ai është nisur me një helikopter ushtrak drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri ka ndaluar fillimisht në aeroportin e Kukësit ku ka marrë familjarët e tij dhe dhe mjekë të spitalit të Kukësit për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e parë mjekësore.

Disa banorë të zonës kanë ndezur edhe një zjarr në mes të maleve ku ndodhej Onuzi për të bërë të mundur lokalizimin e tij nga helikopteri i cili është nisur drejt Tiranës në orën 13:20 minuta. Shqiptarja.com siguroi pamjet e momentit të transportit të bariut me helikopter, por edhe brenda spitalit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Horoskopi javor, 21 tetor deri 27 tetor 2019

Close