LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kulture . Arkitekti nga Elbasani që krijoi Xhaminë Blu 500 vite më parë

Arkitekti nga Elbasani që krijoi Xhaminë Blu 500 vite më parë

Perandoria Osmane, e më pas Republika e Turqisë, ka pasur një traditë shumë të shquar në projektimin dhe ndërtimin e xhamive, mjaft prej të cilave përfaqësojnë vepra me vlerë arkitektonike origjinale.

Në vitin 2015, në territorin e Republikës së Turqisë, kishte 84684 xhami. Qyteti që ka më shumë xhami është Stambolli.

Në vitin 2015 kishte 3190 xhami. Gjithashtu, Stambolli ka më shumë se çdo qytet tjetër në Turqi xhami të mëdha me vlera arkitektonike të veçanta që tërheqin më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Përgjatë periudhës osmane në Stamboll u rikonstruktuan dhe u përshtatën për xhami rreth 19 faltore të rëndësishme kryesisht të besimit ortodoks bizantin.

Ndër to, me vlera më të spikatura arkitektonike ka qenë Kisha e Shën Sofisë, e cila në ditët tona funksionon pjesërisht si xhami dhe si muze.

Përgjatë periudhës osmane në Stamboll u ndërtuan shumë xhami, prej të cilave 40 u rekomandohen turistëve të shumtë që vizitojnë Stambollin si ndërtesa me vlera arkitekturore të veçanta origjinale.

Ndër to shquhet Xhamia Sulejmanie, e projektuar nga arkitekti i shquar Sinani (1489-1588) që ka qenë kryearkitekti më i shquar i Perandorisë Osmane. Kjo xhami ka 4 minare.

Xhamia Blu e projektuar prej arkitektit Mehmet Aga nga Elbasani, student i arkitekt Sinanit. Edhe kjo xhami ka 4 minare.

Xhamia e Princit e projektuar nga arkitekt Sinani dhe xhamia e Bajazitit, Xhamia e Re e Nënës së Sulltanit, të cilat kishin secila nga 2 minare etj.

Shumica dërrmuese e xhamive të ndërtuara në Stamboll dhe në gjithë Perandorinë Osmane kishin një minare.

Xhamitë me dy ose më shumë minaret, krahas vlerave fetare dhe arkitekturore përgjithësisht më të spikatura, kishin edhe një status simbolik të veçantë në hierarkinë fetare e zyrtare të Perandorisë Osmane.

Këto xhami ishin ndërtuar me financime të sulltanëve ose të familjarëve të afërt të tyre.

Kësisoj, duke pasur më shumë se një minare, në hapësirat e Perandorisë Osmane, xhamitë e ndërtuara me financime të familjeve sulltanore identifikoheshin edhe nga larg.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close