LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Arratisja spektakolare, arrestohet 22-vjeçari i dënuar për vrasje

Arratisja spektakolare, arrestohet 22-vjeçari i dënuar për vrasje

Një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje ka mundur t’i arratiset eskortës së policisë që po e transportonte atë drejt burgut ku do vuante dënimin e formës së prerë të dhënë nga gjykata.

Personi i arratisur është 22-vjeçari Nirgen Ymeri. Djali mundi të arratisej duke i ikur nga duart policisë teksa transportohej me makinë drejt burgut të Fushë-Krujës.

Ai ndodhej në paraburgim i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtie pa leje, ndërsa arratisja u bë e mundur gjatë transportit drejt burgut ku do vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.

Loading...