LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Arrestohet gazetari i portalit të Shkëlzen Berishës dhe Koço Kokëdhimës për përhapje paniku dhe terrori

Arrestohet gazetari i portalit të Shkëlzen Berishës dhe Koço Kokëdhimës për përhapje paniku dhe terrori

Nje lajm me qellim sensibilizues në fakt…përhapje paniku, qe ka qarkulluar ne disa portalet të SHQUP-it i publikur fillimisht nga “Syri” që merrte shkas gjoja nga nje interviste ne “Top Channel” e nje sizmologu grek ka nxjerrë nga banesat qytetarët e Durrësit dhe Tiranës duke u kthyer në një akt të poshtër ndaj qytetarve. Në fakt sizmiologu grek kurrë nuk ka pranuar se prashikohen termetet. Ne keto momente policia ka zbarkuar te zyrat e “Syrit” dhe ka shoqëruar dy gazatarë

Lajmi qe keshillonte qyetatret te rrinin jashte nga parashikimi i sizmologut grek por perdoret si pretekst i Rames per te mbyll portalin me te madh ne vend dhe me kritik me qeverine thotë Çim Peka!.

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close