Home . Aktualitet . Arrestohet n/prefekti i Tiranës, në kërkim ish-kreu i Hipotekës në Kavajë

Arrestohet n/prefekti i Tiranës, në kërkim ish-kreu i Hipotekës në Kavajë

Për 8 zyrtarë të hipotekës së Kavajës, Njësisë administrative Kryevidh dhe të ALUZINIT Kavajë, është lëshuar urdhër arrest pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 h në Spille, tek disa persona. 6 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e këtyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi personave të ndryshëm.

“Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”,- thotë në një njoftim Prokuroria e Kavajës.

Në pranga kanë rënë:

Fatos Kaja Nënprefekt i qarkut Tiranë

Dritan Kazazi

Andi Gjeci

Ilir Kaja

Nezir Lecini

Agron Xhelezi

Të shpallur në kërkim janë:

Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

Enver Duqi

Gjithashtu Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për: Altin Çobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci ndhe Dashnor Çullajn.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Duke falsifikuar dokumentet, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes. Prokuroria bllokoi shitjen e kësaj toke në muajin korrik 2017. 11 personat akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, vepra penale që parashikojnë dënime nga 5-12 vite burg. Policia vijon kërkimet për ish kreun e Aluiznit Seid Cikalleshi. /Shqiptarja.com

Komento
Mos Humbisni:
Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…

Close