LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Arsimi, Malaj: Studentët me dy fakultete njëkohësisht, njëri prej tyre nuk do të njihet

Arsimi, Malaj: Studentët me dy fakultete njëkohësisht, njëri prej tyre nuk do të njihet

Studentët që sot ndjekin dy universitete, duhet të heqin dorë, pasi njëra prej tyre nuk do të njihet. Çdo student që ndjek arsimin e lartë në shtetëror ose në universitet privat, njihet zyrtarisht vetëm nëpërmjet një numri personal dhe nuk mund të këtë dy të ndryshëm. Gjate procesit të regjistrimit shumë të rinj kanë rezultuar se ndjekin njëkohësisht dy Universitete. Krerët e Ministrisë së Arsimit kanë nisur verifikimet në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa u deklarojnë studenteve se një nga dy diplomat nuk do t’u regjistrohet, pra del e pavlefshme.

“Nëse studimet kanë filluar në vitin akademik 2012-2013, natyrisht nuk i quhet viti i plotë për arsye se nuk i bëhet sistemi i matrikullimit dhe si rezultat i saj mbyllet hapësira e njohjes së procesit të mësimdhënies. Nuk mund të tolerojmë, ndaj vendosëm disa rregulla për të riparuar mekanizimin dhe për ta përkthyer qartë dijen” ka pohuar zv/ministrja e arsimit, Nora Malaj. Nuk dihet numri i saktë i studenteve që ndjekin dy Universitete njëherazi.

Megjithatë burime nga dikasteri i arsimit bëjnë të ditur se janë shumë të rinj që një fakultet e kryejnë në shtetëror dhe paralel me të ndjekin një degë tjetër, kryesisht part time në universitet privat. Por Dekani i Fakultetit Histori-Filologji është kundër këtij vendimi. Sipas Shezai Rrokajt ligji i arsimit të lartë nuk e saktëson këtë çështje dhe për të ky rregull është penalizues për shumë të rinj. Ndjekja e një programi të dytë studimi citohet vetëm në nenin 36 të arsimit të lartë. Por në këtë pike të ligjit thuhet së universiteti i dytë frekuentohet vetëm pas përfundimit të një cikli të parë studimi dhe kundrejt një kostoje të caktuar.

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
BE: Thirrje për dialog në Ukrainë

Close