LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Arsyeja pse shkaktohen dëmtime në tru

Arsyeja pse shkaktohen dëmtime në tru

Shpesh na ndodh që të kalojmë natën zgjuar, duke pësuar një acarim të vërtrtë me veten tonë. Por përballë këtyre situatave duhet treguar një kujdes maksimal, sepse një natë pa gjumë mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru.

Është ky rezultati i një studimi suedez, ku thuhet se nga mungesa e gjumit shënohen disa gjurmë në gjak, që tregojnë procese neuro-degjeneruese.

Studimi i zhvilluar nga Universiteti i Uppsala në Suedi, ka nxjerrë në pah faktin se një natë pa gjumë te njerëzit e shëndetshëm shton në gjak praninë e Nse e S-100B, e njohur si një proteinë e cila lajmëron për dëmtime në tru.

“Vëzhguam se si gjatë një nate pagjumësie kishte një përqendrim shumë të madh të Nse e S-100B, të cilat shënjuan dëmtime në tru”, u shpreh Christian Benedetto, njëri nga drejtuesit e studimit.

Loading...