LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Athinë, kapen 65 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë, qëlluan ndaj policisë

Athinë, kapen 65 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë, qëlluan ndaj policisë

ATHINË – Një operacion i policisë greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, në makinën e të cilëve u gjetën 65 kilogramë drogë.

Dy skuadra policore janë vënë në ndjekje të një automjeti, i cili kishte shkelur një semafor dhe kishte përplasur një motorr të policisë rrugore.

Policia i ka sinjalizuar drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por nga automjeti është qëlluar me armë në drejtim të policisë, e cila është kundërpërgjigjur.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë që dy persona që gjendeshin në makinë janë ndaluar dhe pas kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur 65 kilogramë drogë.

Të ndaluarit janë dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të ditës së enjte në lagjen ‘Neo Kosmo’ në Athinë.

Loading...
More in Rajoni
Ndarje etnike dhe politike në Ballkan

Close