Home . Aktualitet . ATSH në komision parlamentar për buxhetin, performancën e vizionin

ATSH në komision parlamentar për buxhetin, performancën e vizionin

Agjencia Telegrafike Shqiptare, e vetmja agjenci zyrtare në vend, vetëm për 20 ditë ka rritur performancën e saj duke dyfishuar numrin e klikimeve, brenda dhe jashtë vendit.

E thirrur sot në Komisionin e Medias për të raportuar mbi Buxhetin e vitit 2018, drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi garantoi forcimin e rolit të ATSH-së si pikë reference për vërtetësinë e lajmit.

Duke u ndalur te performanca e institucionit, bazuar në një periudhë krahasimore 20-ditore, para dhe pas emërimit të saj në këtë pozicion, Krasniqi tha se “klikimet kanë qenë 56.517 mijë faqe të hapura, më pas nga 24 tetori kanë arritur në 110.730″.

Për lajmet e transmetuara në rrjetin social facebook, Krasniqi tha se në periudhë 1 deri në 24 tetor, kemi pasur një shfletim prej 24 faqesh në ditë, ndërkohë që sipas të dhënave krahasuese që ka nxjerrë personeli I IT, nga 24 tetor janë shfletuar 385 faqe në ditë. Në të njëjtën periudhë krahasimore nga Shqipëria, kanë shfletuar ATSH 14 mijë veta, ndërsa nga 24 tetori vizitorët kanë qenë 22 mijë vetë. Vizitorë nga Franca 3300 kundrejt aktualisht 5200, nga Kosova 1600 dhe aktualisht 3431, ndërkohë që kemi rreth 3400 vizitorë nga Gjermania nga 800 që e vizitonin faqen në të njëjtën periudhë krahasimore.”

Gjithashtu, Krasniqi bëri me dije angazhimin e saj për ndryshimin e ligjit të vjetër mbi të cilin funksionon ende ATSH, dekret ky që i përket vitit 1954. Ajo tha se do të hartohet një ligj bashkëkohor për funksionimin dhe rolin e tij.

Sipas saj, legjislacioni i ri do të jetë prioritar për 2018-ën, çka do të përcaktojë qartë sipas saj kompetencat dhe rolin e rëndësishëm që ky institucion ka ndërsa theksoi rritjen e bashkëpunimit me agjencitë e lajmeve, ndër më prestigjozet në botë.

“ATSH-ja funksionon me një dekret të vitit 1954. Ky dekret në kohën e sotme tingëllon shumë larg realitetit. Unë mendoj që nuk mund të punohet në këtë mënyrë, ndaj në muajt në vijim do të punojmë për ligjin. Është vetëm ky dekret një faqe gjithsej, kaq është ligji i ATSH-së. Unë besoj se nuk mund të funksionojë institucioni në këtë lloj kushtesh”, theksoi ajo.

Po ashtu, Krasniqi vuri në dijeni komisionin, mbi punën shumë vjeçare të ATSH-së, ku shpjegoi se deri tani ka mbi 120 marrëveshje me 120 ente të tjera, të cilët janë shtetërore ose jo, por që përfaqësojnë shtetet e tyre përsa i përket informimit publik. Mbi fokusin e lajmeve që do të ndjekë institucioni për vitin e ardhshëm, drejtoresha sqaroi se kjo do të përcaktohet edhe nga kërkesa e agjencive zyrtare në botë.

Sipas saj, agjencitë e huaja janë të fokusuara kryesisht në marrjen e lajmeve, veçanërisht në fushën e turizmit, ekonomisë, politikave fiskale të qeverisë, klimës ndaj biznesit, investimet në vend si dhe kulturën dhe traditat shqiptare.

Për buxhetin e 2018-ës, paraqiti kërkesën për shtesë fondin në investime në masën e të paktën 5 milion lekëve. Këtë shtesë në buxhet, e kërkoi për dixhitalizimin e arkivës, buletinëve që datojnë që nga 1940, që Krasniqi i konsideroi një pasuri e paçmueshme kombëtare. “ATSH ka buletinë që i përkasin viteve 1940, pra ka lajme që për mua personalisht, përbëjnë një burim informacioni për këtë periudhë të vendit, por janë edhe një mundësi studimi për kërkime shkencore. Arkivi i ATSH-së ka një pasuri të paçmueshme”.

Diskutime të shumta pati edhe për rastin e përkthimit të një deklarate të zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, transmetuar në Zërin e Amerikës (VOA), ku Krasniqi sqaroi lidhur me akuzat e opozitës për çështjen.

“ATSH-ja nuk ka bërë asnjë përkthim të deklaratës së zv/sekretarit amerikan të shtetit Yee. Zëri i Amerikës ka bërë një përkthim të vetin ku kishte pasaktësi dhe pas dy orësh është ripublikuar përkthimi i dytë i cili është pasqyruar në faqen e ATSH me korrektësi”, deklaroi Krasniqi.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…

Close