LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Aurela Gaçes për performancën e West Side Family, Flori duhet të ketë buzëqeshur nga lart

Aurela Gaçes për performancën e West Side Family, Flori duhet të ketë buzëqeshur nga lart

Grupi “West Side Family” u rikthye në skenën e ”Këngës Magjike”, pas shumë kohësh mungesë.

Ndarja nga jeta e Dr. Florit solli mungesën e grupit në skenën shqiptare, por ata erdhën ndryshe kësaj rradhe, përsëri me tre vetë, pasi vendin e Dr. Florit e zuri Albani, vëllai i tij më i vogël.

Ata kanë kënduar këngën “7 ditë” duke përcjellë shumë emocione në skenë.

Këngëtarja Aurela Gaçe i ka dedikuar këtij rikthimi një shkrim në rrjetin social.

“Nga t’ja nis? Atehere po ju tregoj se kisha kaq shume emocion dje per ju.

M’u shfaq para syve momenti kur ju dolet per here te pare ne skenen e Kenges Magjike ,besoj 19 vite perpara ka qene.

Ju dolet.

Grup i ri.

Une ndodhesha ne salle si spektatore.

Aq shume adrenaline mora nga ju aq mesazh te forte kishit, sa u ngrita ne kembe e ulerija “bravoooo bravoooo” .

Uee thashe ,cfare ishin keta? Ka qene kenga Deluzion.

Qe nga ai moment, ju kisha te vecante… e sot, teksa ju shoh perseri ne skenen e Kenges Magjike, aty ku e filluat, por krah Albanit , nuk di t’a pershkruaj qarte ndjesine time, por dua t’ju them faleminderit qe e bete kete rikthim, e faleminderit Alban Kondi qe erdhe ne skene me kete peshe mbi shpatulla…

Flori duhet te kete buzeqeshur nga lart per ju te tre”, ka shkruar ajo krah postimit.

Vdekja e Dr Florit ka prekur zemrat e shumë shqëiptarëve, pasi ai dha shumë për muzikën me këngët e tij kuptimplota.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Lifestyle
Gazetarja: Pfff.. sa herë ia shoh ftyrën më del para një shtëpi e madhe dhe gruaja e tij

Close