LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Australia jep 5 milionë viza emigrimi

Australia jep 5 milionë viza emigrimi

Australia do të lëshojë për herë të parë më shumë se pesë milionë viza këtë vit për emigrantët e huaj, nisma më e madhe kjo që nga Lufta e Dytë Botërore për mbështetjen e emigracionit.

Sipas kreut të Departamentit të Imigracionit në Australi, Michele Pezulo, ky vendim vjen si përgjigje e numrit në rritje të studentëve, turistëve dhe punëtorëve me viza afatshkurtra.

Ai tha se kjo do të bëjë që në kontinent të ketë vazhdimisht rreth 2 milionë të huaj.

Sipas “Sydney Morning Herald”, numri i emigrantëve të përhershëm është në rritje. Këtë vit pritet të kalojë rekordin aktual të vitit 1969, me 185 mijë viza.

Pezulo tha ndër të tjera: se kjo nismë e Australisë do të bëjë që shumë shpejtë përbërja etnike e emigrantëve nga Evropa Lindore dhe Azia Jugore do të rritet ndjeshëm.

Loading...
More in Kryesore
Analistët mbrojnë Sokol Ballën: Pse po gabon Top Channel
Close