LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Avokati bën paralajmërimin e frikshëm: “Gjithçka është e qartë, të dyja duhet të armatosen!”

Avokati bën paralajmërimin e frikshëm: “Gjithçka është e qartë, të dyja duhet të armatosen!”

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish për zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë, ku ka përmendur se qeveria e re që do krijohet duhet të zgjidhë dy çështje kryesore:bisedimet me Serbinë dhe marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas avokatit kushdo që të vijë në pushtet duhet që të dyja vendet si Kosova dhe Shqipëria që kanë rreth 5 milonë banorë sëbashku duhet të jenë të armatosura në momentin kur një president i Serbisë mendon ende se mund të ndodhë pushtimi i territoreve.

Reagimi i plotë:

Në Kosovë po votohet.

Pritet që të dalë në skenën e qeverisjes një qeveri e cila duhet të garantojë të ardhmen.

Janë dy aspekte të rëndësishëm në këtë kohë: bisedimet me Serbinë dhe marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruajë Presidenti aktual serb, një ish terrorist i Milosheviçit. Kjo është e sigurt.

Presidenti aktual i Serbisë e ndien veten si të jetë një mashtrues i madh politik. Asgjë. Është një njëri i rëndomtë që përkrahet nga hordhitë serbe mesjetarë që i vunë zjarrin Ballkanit me Milosheviçin dhe qeverinë e tij, atje ku ky Presidenti i sotëm ka qenë një nga ministrat më ekstremistë.

Atëherë, asgjë nuk mund të pritet nga një grup njerëzish si ky, në një kohë kur vetë shumica e serbëve aktivë në politikë janë me karakter terrorist në ndërtim.

Serbët janë pushtues territoresh shqiptare dhe genocidistë antishqiptarë.

Janë pushtues tokash shqiptare, prandaj; por tani nuk kanë më forcë ndërkombëtare, sepse vetëm Rusia nuk mjafton.
Kjo është arsyeja që nuk mendojnë ta lënë Kosovën.

Por, si po mendohet prej presidentit serb marrja sërish e Kosovës?

Duhet ndenjur në një gjendje stacionere, thotë ai, në një pritje të madhe kur shqiptarët të mos përkrahen më nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja, kjo është politika shterpë e presidentit të Serbisë që e ka emrin Aleksander Vuçiç.

Po mirë, keq të domosdoshme e kanë këta serbë, mesjetarë në karakter, pasjen sërish të Kosovës brenda shtetit të tyre, kur në Kosovë jetojnë mbi 2 milionë shqiptarë autoktonë?

Serbët janë hordhi pushtuese të ardhura në Shekullin e Shtatë në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë e dinë.

Kanë qenë aleatë të Perandorisë Osmane në pushtimin e territoreve të gjera shqiptare, dhe aleatë kundër shqiptarëve me të gjitha Fuqitë e Mëdha europiane, me përjashtim të Austrisë dhe Gjermanisë.

Tani janë në rënie tërësore, dhe po presin sërish historinë që të rikthehet te ata e kundër shqiptarëve.

Kjo është e gjithë shtysa e brendshme e presidentit aktual të Serbisë. Ai po pret.

Po shqiptarët?

Shqiptarët janë në gabim. Kosova dhe Shqipëria duhet të armatosen.

Vetëm armatat e fuqishme shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë janë garancia për triumfin e plotë të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Doni marrëveshje me një shtet pushtues që nuk heq dorë nga pushtimi i territoreve shqiptare edhe pse është i mundur në luftë? Për këtë ka vetëm një zgjidhje: armatat e fuqishme shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri.

Pse, a nuk e çliruan me forcë enorme amerikanët Kosovën?

Presidenti serb po qëndron në një politikë pritëse që shqiptarët të mbeten sërish vetëm.

Por, a do ta këtë më këtë shpresë ky nesë shqiptarët do të janë ushtarakisht më të fortë se Serbia? Kurrë nuk mund ta këtë!

Asnjëherë…

Gjithçka është e qartë. Shqiptarët që kanë sot dy shtete shqiptarë me 5 milionë banorë në Ballkanin Perëndimor, duhet të tregojnë sa më shpejt që të jetë e mundur forcën e tyre ushtarake.

Po qeveria e re e Kosovës që do të dalë nga këto zgjedhje, e njeh këtë filozofi force?
Duhet ta njohë.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close