LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Avokati Romeo Kara: Nëse ky është “vettingu” me këto çudira mallkuar qoftë po u bë!

Avokati Romeo Kara: Nëse ky është “vettingu” me këto çudira mallkuar qoftë po u bë!

Nga Romeo Kara

Që në krye të herës kam kontestuar vettingun çalaman që ecën me hapin e breshkës dhe fut ujë në të gjitha drejtimet.Nuk mund të rri pa kontestuar të paktën një emër, që pretendon të jetë pjesë e SPAK-ut të ardhshëm, SPAK-u tek i cili i kemi të gjithë sytë për momentin.

Në 18 Tetor të vitit 2017, unë dorëzova në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, një kallëzim penal përkundrejt Presidentit Meta, ish kryeministrit Berisha, ish kryetarit të ERE-s Bujar Nepravishta, ish-administratorit të DIA-s Kastriot Ismailaj, dhe ish drejtuesve çekë të CEZ-it Martin Roman, Tomas Pleskash dhe Josef Hejsek.
Ky kallëzim penal u dorëzua i plote deri në detaje, i shoqëruar me provat e duhura, si dhe i plotësuar me video të familjarëve të Ismailajt, të cilët rikonfirmonin akuzat e mia për korrupsion dhe shpërdorim detyre nga ana e të kallëzuarëve prej meje dhe sidomos Ilir Metës. Dëmi i konstatuar prej meje, ishte jo më pak se 39 milionë euro.Disa javë pasi unë dorëzova këtë kallëzim, prokurorja e çështjes, Manjola Kajana më dërgoi një shkresë ku kërkonte paraqitjen time pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të bërë deklarimet e duhura në mbështetje të kallëzimit. Kërkesa ishte bërë për t’u paraqitur brenda ditës. Që në momentin e parë të mbërritjes në zyrën e saj, kjo prokurore m’u hakërrua duke përdorur pastër dhe pa doreza presionin kunder meje. “Ke parë ti korrupsion me sytë e tua”, më tha. Ke parë ti të jepen e të merren para? Nuk ka korrupsion pa këto detaje, më tha, perndryshe do mbash përgjegjësi, më tha.

Shkruaj cfarë unë po deklaroj, pa asnjë ndryshim, se për të tjerat mbaj unë përgjegjësi, i thashë.
Po ashtu shtova: unë as që e kam ndërmend të intimidohem prej teje i thashë, dhe po lodhesh kot duke më bërë presion mua.
Të nesërmen e ditës që po bëja deklarimin, kisha nje gjyq tepër të rëndësishëm në gjykatë, ku do të kundërshtoja pushimin e çështjes nga prokuroria e Tiranës përkundrejt Sali Berishës, lidhur me privatizimin e OSSH-se, dhe unë duhej të rishikoja mbi 5800 faqe të dosjes, prandaj kërkova mirëkuptimin e prokurorisë për t’a shtyrë me dy ditë seancën e deklarimit në mbështetje të kallëzimit.

Me arrogancë prokurorja Kajana urdhëroi OPGJ-në, shkruaj: refuzon të deklarojë.

Dakort-i thashë, vazhdojmë me deklarimin se nuk kam ndërmend të tërhiqem nga kallëzimi im.

Për disa orë me radhë, vazhduam me deklarimin dhe në fund te tij, prokurorja u mundua të zbuste situatën e krijuar duke më kërkuar që të mos e paragjykoja.

Jo, i thashë, nuk të paragjykoj. Në fillim pa të njohur edhe mund të të paragjykoja, por tashmë jam duke te gjykuar, i thashë.

Edhe pse kanë kaluar mbi 20 muaj, ajo dosje vazhdon e ngrirë në prokurori, edhe pse mua mu kërkua me urgjence deklarimi.

Jo rastësisht kjo prokurore u caktua në këtë çështje, pasi më parë ishte po kjo prokurore që u caktua në çështjen e Tom Doshit kundër Ilir Metës, çështje të cilën kjo prokurore e zgjidhi sipas interesave të Metës.

Kam qënë në dijeni përpara se çështja Doshi të dilte në publik, se ai ruhej nga policia për një rrezik serioz ndaj jetës së tij, por kam ngelur i zhgënjyer nga mënyra se si prokuroria denigroi Doshin, pse ai mori guximin të padisë Metën.

Duke e ditur këtë rast, nuk isha i papërgatitur përballë prokurores kërcënuese Kajana.
Atë çfarë bëri me Doshin, nuk pati asnjë mundësi t’a përsëriste me mua.

Kjo prokurore, jo vetëm kërcënoi kallëzuesin e një korrupsioni qeveritar, por e ka futur dosjen ne sirtar, duke rrezikuar për rreth dy vjet jetën time, të familjes sime si dhe integritetin e procesit të hetimit.

Kjo prokurore i dha të gjithë kohën e mjaftueshme Ilir Metës dhe Sali Berishes për të marrë masat e tyre karshi meje dhe lidhur me çështjen.

Jo rastësisht sot unë gjendem katër herë i dënuar penalisht.

Këtë prokurore mund t’a kalojë Vettingu, por kurrë drejtësia.

Vettingu çalaman, është marrë përciptas me këtë prokurore duke u mjaftuar me deklarimet financiare etj, por kurrë nuk investigoi lidhur mbi punën e kësaj prokuroreje dhe dosjet sensitive që ajo ka menderosur.

Nëse ky Vetting, kalon nëpëmjet zyrës së Metës apo dikujt tjetër, jashtë parashikimeve ligjore, atëherë lipsur qoftë, se shume shpejt vetë vettingu duhet çuar për vetting.

Ky vetting i superpaguar nga taksat tona, duhet t’a dijë mirë se ne nuk jemi aspak të kënaqur me produktin e tij dhe vonesën fatale me të cilën po kryen punën e tij.

Vettingu t’i largohet politikes, se jemi një vend i vogel, shume gjera merren vesh, shumë gjëra po shohim dhe shumë prej tyre nuk po na pëlqejnë.

Nëse Kajana shkon në SPAK, vettingu të shkojë në shtëpi ose aty ku ka bërë ndere.

Turp për këtë vetting që po vret shpresën e këtij populli për drejtësi.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close