LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Avokati Romeo Kara: Për kë po qeverisin këta pushtetarë?!

Avokati Romeo Kara: Për kë po qeverisin këta pushtetarë?!

Ne 1991-1992, kam punuar mesues dhe kam patur disa piketa pasi njoha personalisht gjendjen dhe aftesine e cdo nxenesi. Nxenesja me e dobet, i perkiste komunitetit rom, dhe une pergjithesisht e nderprisja shpjegimin, pikerisht mbasi ajo nxenese e kishte kuptuar ate qe une shpjegoja.

Me ate nxenese, kompesoja mungesen e ndihmes qe ajo kishte ne shtepi per te bere detyrat, por pasi ajo ishte ne gjendje te zgjidhte cdo ushtrim matematike, ajo fitoi besim e respekt per veten, doli nga apatia, pergjumja, mungesa e interesit dhe filloi te afrohej me nxenesit e tjere.

Edhe pse isha i ri, instiktivisht une i vura vetes detyren qe, te mos lija jashte vemendjes asnje nxenes dhe t’a fitoja sfiden me rastet e veshtira si ne rastin e nxeneses Sh…… .

Kur jam larguar nga ajo shkolle, klasa ime rezultoi me e ftilluara ne pergjithesi dhe sidomos matematike, ku ushtrimet zinin kohe shume me teper sesa parashikonte programi.

Në analogji me punen time, kur analizoj qeverisjen e sotme me lindin pyetjet: per kë po qeverisin keta pushtetare?
Per kë eshte qeverisur keto 29 vite?
A kane piketa keta njerez qe e kane lypur pushtetin dhe nuk ua ka dhene njeri me dhune?
A e dine keta pushtetare se, njerezit jane ne meshire te fatit per te mbijetuar?
Se jo vetem ata qe nuk kane nje pune, por edhe ata qe kane nje pune, nuk po arrijne dot te perballojne shpenzimet per jetesen.
Se shume familje jane shkaterruar nga ky nivel skandaloz ekonomie.
Se shume te tjere nuk ngrene dot nje familje.
Se jane thyer shume enderra.
Se mjerimi i ka cuar njerezit deri ne tjetersim.

Si mundet nje qeveri, qofte edhe me 1% pergjegjesi, te lere nje pjese jo te vogel te popullit nen nivelin zyrtar te varferise dhe jashte cdo zgjidhjeje per mbijetese?

Nese Benjamin Disraeli shkruan: “pushteti ka vetëm një detyrë – të sigurojë mireqenien sociale te popullit, cfare detyre ka kjo qeveri dhe të gjitha qeverite ne Shqiperi, qe vetem me kete detyre nuk merren?

Qe te injorosh kete aspekt primar, do te thote njekohesisht t’i presesh kembet pushtetit tend, pasi qeveria nuk mund te lulezoje gjate mbi mjerimin dhe skamien.

Qe te deshtosh ne kete aspekt do te thote se ke deshtuar ne te gjitha komponentet qe cojne ne ngritjen e mireqenies dhe qe jane jo pak, por minimumi disa dhjetera si:

1. ekonomia;
2. kuadri ligjor;
3. kujdesi shendetesor;
4. sherbimet njerezore;
5. drejtesia penale;
6. pabarazia;
7. punesimi;
8. arsimi;
10. shperndarja e te ardhurave,
11. lufta kunder e rracizmit ne të gjitha format e tij;
12. ceshtjet e abortit;
13. droges;
14. prostitucionit;
15. rrogat dhe pensionet;
16. rritjen e te ardhurave;
17. kujdesin per femijet;
18. Politikat per njerezit me aftesi te kufizuara dhe moshen e trete;
19. sigurimet shoqerore dhe shendetesore;
20. asistencat sociale;
21. Pensionet;
22. Rrogat e uleta;
23. Nivelin zyrtar te varferise;
24. Strehimi social;
25. Zhvillimi urban;
26. Siguria ekonomike,
27. Ceshtjet e emigracionit;
28. Ceshtjet shkencore dhe filozofike;
29. Ceshtjet e cilesise se jetes;
30. Mundesite te barabarta;
31. Produktiviteti;
32. Uniteti kombetar;
33. Paqja shteterore;
34. Rreziku i rikthimit ne komunizem;
35. Te drejtat shoqerore dhe politike dhe civile;
36. Kujdesi per femijet;
37. Sigurimi ndaj rreziqeve ne vendin e punes;
38. Transporti masiv falas;
39. Reforma shendetesore;
40. Sherbime sociale;
41. Sigurimi shendetesor i punonjesve;
42. Parandalimi i trazirave sociale;
43. Mbrojtjen e prodhimit vendas;
44. Politikat tarifore;
45. Maksimalizimi i pjesëmarrjes se publikut në vendimmarrjen sociale;
46. inovacioni në sigurimin e mirëqenies;
47. Rritja ekonomike;
48. Borxhi publik;
49. Barazia gjinore;
50. Lufta kunder nepotizmit;
51.Konkurimi i lire i aftesive dhe vlerave etj.

Te qeverisesh nuk te mjafton vetem egoizmi, por te duhet vizioni, pergjegjesia, aftesia per t’u perballur, mbeshtetja tek vlerat dhe mbi të gjitha qendrimi besnik ndaj drejtesise.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close