Home . Aktualitet . B.urg të përjetshëm për 16 kg h.ashash! Shqiptari gjykohet në Greqi pa avokat, thirrje dëshpëruese: O shtet i l*shit ku je…?

B.urg të përjetshëm për 16 kg h.ashash! Shqiptari gjykohet në Greqi pa avokat, thirrje dëshpëruese: O shtet i l*shit ku je…?

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka bërë sërish një apel për 54-vjeçarin Shaban Veizi, i dënuar nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm për akuzën e trafikimit të 16 kg hashash.

I dënuari ka kërkuar nga drejtësia e shteti fqinj shtyrjen e gjyqit ndaj tij, ndërkohë që është ckatuar data 18 shtator por nuk I është lejuar të marr avokat, shkak i vetëm për këtë sipas Zinxhirisë, është prejardhja e tijë Çame.

“Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin ne Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhene avokat, keshtu qe shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do te behet me 18 shtator te ketij viti, por edhe kete radhe shqiptari shkon pa avokat mbrojtës.

Nga burgu shqiptari 54-vjeçar dhe babai i dy femijëve i kërkon shtetit shqiptar te jete prezent në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar qe te ndërhyjë për ti dhenë avokat sipas ligjeve te këtij vendi”, shpreht gazetari i Fax News në Greqi, Shpëtim Zinxhiria teksa shton se pavarësisht kërkesave të shumta, autoritetet shqiptare përfshirë edhe ambasadën në Athinë, nuk kanë dhënë asnjë asistim apo reagim për padrejtësinë që po i bëhet shqiptarit.

Reagimi i plotë:

O shtet i leshit ku je…?

Thirrja nga burgu i Shqiptarit i denuar me burgim të përjetshëm për 16 kg hashah: Kërkojë praninë e shtetit shqiptar në gjykimin tim, kërkojë avokat.

Nuk po kuptojë ende pse kemi kete shtet që mos e paftë askush, pse kemi këta sharlatanë që të mos i kete askush.

Por…
Një thirrje vjen nga burgu i Xanias, nga 54-vjaçari Shaban Veizi i dënuar me burgim të përjetëshëm, një dënim që do të futet në Librin e Ginës, por edhe në turpin e shtetit shqiptar për indiferentizmin e tij. Pardje bera nje bisedë me këtë njeri i cili me tha se ende nuk i kanë siguruar një avokat dhe askush nuk eshte interesuar pse ky njeri po kalbet ne burg per 16 kg hashash.

Shaban Safet Veizi 54 –vjeçar nga Konispoli përbën një rastet e rralla për drejtësinë greke dhe për indiferentizmin e shtetit shqiptar. I dënuar më 2004 me burgim të përjetëshëm nga drejtësia e vendit fqinjë për trafikimin e 16 kg hashash, një dënim i paparë dhe i pa dëgjuar ndonjëherë jo vetëm në Greqi por në mbarë planetin ku jetojmë, një gjyq qe zgjati vetëm 2 minuta.

Por çudia më e madhe është për shtetin shqiptar, për Ambasadën Shqiptare në Athinë, tashmë kthyer ne gestapo, apo edhe për Drejtorin e policisë së Përgjithshme Shqiptare me të cilin pas një komunikimi me telefon tregoi se sa i pashpirt është.

Jo pak herë është trajtuar në mediat tona dhe më shumë në FAX NEWS, por asnjë nga shteti shqiptar nuk ka marrë mundimin të interesohet se si ka mundësi qe një shqiptar te kalbet tere jetën në burg për 16 kg hashash vetëm e vetëm pse është ÇAM.
Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin ne Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhene avokat, keshtu qe shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do te behet me 18 shtator te ketij viti, por edhe kete radhe shqiptari shkon pa avokat mbrojtës.

Nga burgu shqiptari 54-vjeçar dhe babai i dy femijëve i kërkon shtetit shqiptar te jete prezent në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar qe te ndërhyjë për ti dhenë avokat sipas ligjeve te këtij vendi.
18 shtatori po afron po deri me sot asnjë nga dy vendet nuk eshte interesuar që shqiptari të paraqitet në gjyq me avokatin e tij ashtu siç paraqiten te denuarit vendas.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close