LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Babagjyshët” plagosin dy persona në një argjendari në Prizren

“Babagjyshët” plagosin dy persona në një argjendari në Prizren

Prizren – Pas grabitjes me armë dhe maskat e babagjyshit në një argjendari në qendrën tregtare në kryeqytet, një rast i ngjashëm por me pasoja më të rënda vjen nga Kosova. Në Prizren tre grabitës të veshur me rrobat e babagjyshit të Vitit të Ri, kanë hyrë të armatosur në një argjendari por në konflikt e sipër me të zotin e argjendarisë, e kanë plagosur këtë të fundit me pistoletë si dhe kanë qëlluar edhe një person tjetër.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, argjendari ka kundërshtuar dhënien e parave dhe argjendarive me vlerë, duke marrë si përgjigje plagosjen me plumb, dhe e njëjta gjë është bërë edhe me një person tjetër që ndodhej në ambientet e dyqanit. Pas kësaj autorët e sulmit janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët, ndërsa nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Riberi, “mbreti” i driblimeve në Europë. Statistikat e lojtarëve dhe ekipeve

Close