LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Banka Botërore: Shqipëria dhe Serbia me çmimin më të lartë të naftës në Ballkan

Banka Botërore: Shqipëria dhe Serbia me çmimin më të lartë të naftës në Ballkan

Serbatorët e automjeteve të shqiptarëve furnizohen me karburantin më të shtrenjtë dhe më të keq. Kjo pasi vendi ynë ka çmimet më të larta të hidrokarbureve në të gjithë rajonin, por dhe kontrolli për cilësinë është më i pasakti. Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, që nga viti 2010 deri në vitin 2012 çmimi i naftës në Shqipëri është rritur me afro 28% ose tre herë.

Kjo rritje është më e lartë se mesatarja rajonale, që për të njëjtin interval kohor ka qenë 19.5% dhe ndjeshëm më e lartë se rritja e çmimit mesatar në nivel global, që për periudhën 2010-2012 ishte 18.9%. Të dënat e Bankës Botërore tregojnë se, vitin e kaluar Shqipëria dhe Serbia kishin çmimin më të lartë mesatar të naftës në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht me 1.79 dhe 1.8 dollarë amerikanë për litër.

Vendet e rajonit me çmimet më të lira të naftës janë Maqedonia me 1.55 dollarë për litër dhe Kosova me 1.6 dollarë për litër. Muajin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak për tregun e shumicës, për shkak të dyshimeve për marrëveshje të ndaluar mes kompanive, me qëllim fiksimin e çmimeve.

Por çmimi i naftës në vitet e fundit është ndikuar dhe nga politikat e taksave. Vitin e kaluar, qeveria e rriti taksën e
qarkullimit nga 5 në 7 lekë për litër, ndërsa në paketën fiskale karburanti do të ketë një tjetër rritje të takses me 10 lekë, duke shkuar në 17 lekë për litër. Duke llogaritur edhe efektin në rritjen e TVSH-së, Shqipëria është e destinuar të ngelet vendi me çmimin më të lartë të karburantit në Rajon.

Rritja e çmimit të karburanteve në % nga 2010-2012
1. Shqipëria 28%
2. Rajoni 19.5%
3. Bota 18.9%

Çmimi i naftës në USD/Litër në vendet e Ballkanit
1. Serbia 1.8 USD/Litër
2. Shqipëria 1.79 USD/Litër
3. Kosova 1.6 USD/Litër
4. Maqedonia 1.55 USD/Litër

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Rusi, terror në Volgograd, gruaja hedh në erë veten tek stacion hekurudhor
Close