LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Bankers presion qeverisë, mbyll gjysmën e puseve

Bankers presion qeverisë, mbyll gjysmën e puseve

Kompania ka ulur ndjeshëm prodhimin sot me rreth 1000 fuçi në ditë në kushtet kur e ka të pamundur ta eksportojë atë. Kompania derdh në buxhet 5 milionë dollarë në muaj. Bankers nuk mund të të paguajë rentën minerare dhe taksat e tjera doganore prandaj duhet që të magazinojë naftën që prodhon…

Bankers Petroleum, kompania që shfrytëzon me koncesion burimet e naftës në Patos Marinës, mësohet se ka nisur të reduktojë prodhimin që prej ditës së sotme. Kompania ka ulur ndjeshëm prodhimin sot me rreth 1000 fuçi në ditë në kushtet kur e ka të pamundur ta eksportojë atë. Në fushë është mbyllur tashmë gjysma e puseve prodhuese.

Në kushtet kur llogaritë janë të bllokuara, Bankers nuk mund të paguajë rentën minerare dhe taksat e tjera doganore, prandaj duhet që të magazinojë naftën që prodhon.

Edhe magazinimi ka kapacitete të caktuara dhe prandaj e gjendur midis dy “zjarreve”, ku nuk mund të eksportojë dhe as të magazinojë, e vetmja alternativë është ulja deri në ndalimin e prodhimit.

Nëse do të vijohet me skenarin e llogarive të bllokuara brenda dy-tre ditëve të ardhshme prodhimi i naftës do të ndalohet plotësisht çka do t’i sillte buxhetit të shtetit miliona dollarë humbje. Sipas të dhënave nga thesari, Bankers paguan 5 milionë dollarë në muaj taksa në buxhetin e shtetit. Për 6 mujorin e parë rezulton se është paguar 15 milionë dollar rentë.

Inxhinierët e naftës japin alarmin se alarmin se një mbyllje e puseve jo vetëm do të bllokojë prodhimin por mund të dëmtojë edhe rezervuarin dhe investimet e kryera deri më sot në fushë. Rivënia e tyre në punë do të kërkojë sërish kosto shumë të larta.

Më herët gjatë ditës së sotme Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese nuk dha një përgjigje të saktë nëse do të zhbllokohen apo jo llogaritë e kompanisë, por theksoi se ata do të shkojnë në arbitrazh dhe Avokatura e Shtetit po punon në këtë drejtim.

Një ditë më parë, Bankers Petroleum, në një njoftim zyrtar, bëri të ditur se Qeveria e Shqipërisë ende nuk e ka zbatuar vendimin e lëshuar nga Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) për të ndaluar ekzekutimin e vlerësimit tatimor dhe për të hequr bllokimin e llogarive bankare shqiptare të Bankers.

Konflikti ka lindur në mesin e këtij viti, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime. Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat.

Pasi tatimet bllokuan llogaritë e Bankers Petroleum, kjo e fundit e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Loading...
More in Ekonomi
Dollari bie nga kulmi shumë vjeçar

Close