LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Banori i ankohet kryeministrit se është shumë larg hoteli, Rama e befason me përgjigjen: Po në botën tjetër është…

Banori i ankohet kryeministrit se është shumë larg hoteli, Rama e befason me përgjigjen: Po në botën tjetër është…

Kryeministri Edi Rama sot ishte pasditen e kësaj të hënë në ish-Kënetë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.Rama ka folur nga afër disa banorë, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se hotelet ku i kanë caktuar janë shumë larg nga banesat e tyre. Me frikën se banesat e tyre mund të vidhen ato kërkojnë që t’u vendosen çadra pranë shtëpisë, por kreu i qeverisë ka treguar se një gjë e tillë kurrsesi nuk do të bëhen.

Debati :

Banori: Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg.

Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?

Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel.

“Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, s’dua asnjë kursim”, teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Rama nuk përmbahet ndaj mediave: Qytetarja nxori babanë nga spitali i Durrësit se pa në TV se do shembej spitali…i vdes rrugës

Close