LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Basha: 8 Dhjetori, ditë e rëndësishme për vendin

Basha: 8 Dhjetori, ditë e rëndësishme për vendin

Ditë të rëndësishme për gjithë vendin e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha 8 dhjetorin, duke folur në aktivitetin në nder të kësaj dite titulluar “Festojmë lirinë”.

“Përballja e parë e studentëve kryengritës me regjimin ndodhi shpejt, dhuna policore shpërtheu egërsisht mbi ta, morën plagë por nuk u thyen, se ishin ndryshimi i madh, tjetër gjë u thye përballë guximit dhe trimërisë, hegjemonia gjysmëshekullore e diktaturës”- tha Basha.

Sipas tij në krahun e studentëve liberatorë dhe bashkë me intelektualët që iu bashkuan po lindte epoka e re.

“Ajo natë e bardhë nxori në krye Azem Hajdarin, prijësin e levizjes studentore, të tjerë trima e trimëresha që koha i ka shënuar me emër e mbiemër si luftëtarë të përmbysjes së madhe”- tha Basha.

Ai ka kujtuar se sot e gjithë ditën dëshira e bashkimit të shqipëtarëve rreth vlerave të lirisë është një ëndërr rinore akoma për t’u përmbushur.

Partia Demokratike feston sot 23-vjetorin e themelimit të saj dhe 23 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në një aktivitet në Pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë nën moton “Festojmë lirinë” janë mbledhur të rinj të shumtë që nën tingujt e muzikës përkujtojnë një ditë të rëndësishme.

Në të është i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij dhe ish kryetari Sali Berisha.

I ftuar në këtë aktivitet, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari ka deklaruar mes emocionesh se ndihet krenar cdo datë 8 dhjetor.

Loading...
More in Politike
Dhjetori ’90, Berisha në Facebook: Sot ditëlindja e dytë e Shqipërisë
Close