LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Basha bëhet bur, kërcënon Ramën: Do përfundosh si Duçja, i varur kokëposhtë…

Basha bëhet bur, kërcënon Ramën: Do përfundosh si Duçja, i varur kokëposhtë…

Lulzim Basha ka kërcënuar sërish kryeministrin Edi Rama, nga çadra e PD-së. Ai ka reaguar pas komunikimit javor të Ramës, dhe i është referuar një shkrimi të aurel Plasarit, duke thënë se kryeministri mund të përfundojë si Duçja në Itali.

“Rama dje pranoi se vendi është në anomali, nuk i njohu vetës përgjegjësitë për këtë, drogës, krimit në pushtet, që ia kanë shkruar raporti i DASH, BE.

Këto nuk i përmendi, por tha megjithëse është anomaly, unë do i shkojë deri në fund.

Përgjigjen më të mirë ia dha Plasari, mos mor djalë se do përfundosh si Ducja.

Ne jemi për të të shpëtuar lëkurën, që mos të përfundosh si Ducja.

Republika e re do garantojë që as ti, as ndokush tjetër, të mos përfundojë si Ducja.

Ti je i ikur, misioni ynë, këta misionarë janë të paqes, se ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë.

Se të ishte puna për karshillik, 18 shkurti të gjente në Lanë, jo në zyrë.

Jemi patriotë, demokratë, njerëz të një lëvizje të madhe që është lëvizje qytetare paqësore”, tha Basha.

Mos humbisni:
Fyen dhe goditën me vezë kryeministrin, dënohen studentët e Universitetit të Tiranës

Close