LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Basha dhe Monika i’a morën për dobësi ftesën Ramës?! Rama ju lë “targën” në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe”

Basha dhe Monika i’a morën për dobësi ftesën Ramës?! Rama ju lë “targën” në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe”

Opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht pasditen e sotme të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore. Në përfundimin e mbledhjes së Bashës me aleatët pak më parë në Selinë Blu, ata kanë vendosur unanimisht të mos ulen në dialog për Reformën Zgjedhore për aq kohë sa ata që kanë vjedhur votat janë të lirë dhe në krye të Komisionit për këtë reformë.

Por menjëherë pas zhvillimeve kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Barit në Itali. Mësohet se ai do të marrë pjesë ditën e nesërme në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias.

Ai është pritur në aeroportin e Barit nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano si dhe nga përfaqësues të këtij aeroporti të cilët kanë patraqitur interes për aeroportin e Vlorës.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close