Home . Aktualitet . Argetim . Basha “gju më gju me popullin”: Ti more 13 mln euro Lulo, qenke burrë i zoti!

Basha “gju më gju me popullin”: Ti more 13 mln euro Lulo, qenke burrë i zoti!

Ashtu siç bëjnë shpesh, rrjetet sociale kanë ironizuar politikanë shqiptarë.  Në fotot e mëposhtëme paraqitet me ironi “dashuria” e Ristanit për rakinë, protagonizmi i Dashamir Shehit, dhe “shoqëria” e kryministrit Rama me ish kryeministrin Berisha por me një luk ndryshe

Ironisë nuk i ka shpëtuar as kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit postoi fotot gjatë një vizite që kreu në një familje shqiptare. Rrjeti ka ironizuar Bashën duke vënë në gojën e qytetarit, të cilit Basha po i qan hallin, fjalët: Ti more 13 mln euro Lulo. Si në opozitë si në qeveri qenke burrë i zoti.

13 mln eurot i referohen dëmshpërblimit të marrë nga vjehrri i Bashës pas shembjes së pallatit i cili u shemb në Vlorë nga IKMT pasi ndodhej në det, jashtë cdo standardi./G.Gj/Lexo.al/

 

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Vëlla, lëri prokurorët amerikan të merren me drejtësinë!

Close