LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Basha hap fushatën për zgjedhjet e reja në PD për fuqizim dhe modernizimin

Basha hap fushatën për zgjedhjet e reja në PD për fuqizim dhe modernizimin

Në përfundim të takimit me krerët e PD-së në rrethe, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi nisjen e fushatës për zgjedhjet e reja në parti. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, kryetari Basha tha se çelja e fushata sot është vendimtare për sfidat nesër‏.

“Sot shpallim një kuvendim të madh të lirë e të përgjegjshëm të gjithë anëtarësisë së PD, për rrugën që kemi bërë deri këtu, për sfidat që do të marrim përsipër për ringritjen dhe fuqizimi e PD si një parti fitimtare e së nesërmes. Sot shpallim garën e lirë e të ndershme, që do të nxjerrë në drejtimin e partisë që nga seksioni më i vogël deri në kryesimin e partisë njerëzit më të mirë dhe më të aftë.”

Kryetari i demokratëve akuzoi sërish qeverinë për mosmbajtjen e premtimeve të fushatës, duke thënë se “mashtrimi elektoral gjigandesk i lejon demokratët të gjejnë ekuilibrin e duhur në analizat e tyre.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Edi Rama, bashkëbisedim me studentët e ekselencës
Close