LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Basha po rehabilitohet?! Viziton Spitalin e Durrësit pas tronditjes nga tërmeti i djeshëm: Gjendja stabël, ka pasur kontroll nga ekspertët

Basha po rehabilitohet?! Viziton Spitalin e Durrësit pas tronditjes nga tërmeti i djeshëm: Gjendja stabël, ka pasur kontroll nga ekspertët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje vizitoi spitalin e Durrësit, ku ndoqi nga afër situatën në të cilën ndodhen qytetarët e këtij qyteti. Basha tha për mediat se pas tërmetit të djeshëm në orën 12:00, ku u raportua se Spitali i Durrësit është dëmtuar, gjendja është stabël.

“Arsyeja e rikthimit tim në këtë spital është për të parë gjendjen tek Reparti i Urgjencës, kryesisht, pas tërmetit. Pas goditjes së orës 12:00, gjendja paraqitet stabël. Është bërë një kontroll nga ekspertët, nga inxhinierët strukturorë, të cilët e kanë certifikuar se mund të vazhdojë punën. Dua të shpreh mirënjohjen time dhe mbështetjen totale për personelin shëndetësor të Spitalit të Durrësit, nga drejtuesja e spitalit, tek mjekët, tek infermierët, personeli sanitar, personeli ndihmës, të cilët janë heronj të vërtetë, sepse kanë përballë një volum të jashtëzakonshëm në kushte shumë të vështira”, tha kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha nuk kurseu dhe mirënjohjen ndaj personelit në spital dhe medieve, ndërsa këtyre të fundit iu bëri thirrje që të raportojnë me profesionalizëm, për të raportuar gjithçka. Më herët dje, Basha bëri një postim në Facebook për të uruar 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por nuk la pa përmendur dhe tragjedinë që preku Shqipërinë të martën e 26 nëntorit.

“Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë. Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme. Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve.

Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Dhe qoftë kujtimi i tyre uratë për të gjithë ata që i njohën! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan kryedemokrati Lulzim Basha.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
“Më përputhen shqetësimet dhe idetë me Bashën”, kryeministri Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në këtë qytet tjetër të Shqipërisë

Close