LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Basha sulmon ashpër Hahn dhe Mogerinin: Gënjyen me raportet për Shqipërinë, i zbukuruan dhe fshehën të vërtetën

Basha sulmon ashpër Hahn dhe Mogerinin: Gënjyen me raportet për Shqipërinë, i zbukuruan dhe fshehën të vërtetën

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nuk i ka kursyer kritikat ndaj Komisionit Europian që sipas tij ka zbukuruar raportet për Shqipërinë duke mos treguar të vërtetën e asaj që po ndodhte.

“Në orën 13:00 erdha nga Berlini me informacionet më të freskëta. Është e vërtetë që mbizotëron mosbesim me vendet anëtare në raport me raportet e KE për zgjerimin, konsiderohen të zbukuruara, nuk paraqesin realitetin.

Këtë tha edhe Holanda kur u shpreh se në rast e Maqedonisë ishin dakord, për Shqipërinë, krimi, korrupsioni dhe ndarja e pushtetit i ndalonin për hapjen e negociatave, në raport të qartë me raportin e zbukuruar të KE-së. Franca shikon cdo ditë problemin e azilkërkuesve.

Këto të vërteta nuk kanë gjetur pasqyrtimin në raportin e KE-së dhe kjo e shtyu Bundestagun të bënte vlerësimin e vet, e bënë edhe për Serbinë para ca vitesh, i njëjti person Krishbaun.

Në vend që të bënin detyrat këta përqafoheshin dhe putheshin me komisionerin për zgjerimin dhe Mogerinin” tha Basha.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Kukan shpërthen ndaj Macron: Një sabotator i heshtur, shumë dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm…

Close