LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Bashkia e Tiranës organizon kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë

Bashkia e Tiranës organizon kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë

Në këto ditë të nxehta vere, fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë po argëtohen në Kampet Verore të ngritura nga Bashkia e Tiranës.

Nën moton “Kam të drejtë të informohem”, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizata vullnetare, ka organizuar për herë të parë në një qendër sociale shtetërore një kamp veror, ku fëmijët kanë mundësi që për 20 ditë të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe komunitet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua grupit të fëmijëve pjesëmarrës në kampin veror te këndi i lojërave te Liqeni Artificial, të cilët vijnë nga qendrat sociale, nga familje me ndihmë ekonomike apo që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. “Ky është vetëm njëri nga kampet që po organizojmë. Kemi kampe të ngjashme edhe në Pezë apo njësi të tjera, ku shumë prej fëmijëve po marrin shërbime nga Bashkia e Tiranës dhe mezi pres që edhe ky kamp të jetë sukses, ashtu siç kanë qenë edhe kampet e tjera”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë pranë njerëzve në nevojë, duke kontribuar përmes skemave të ndryshme në kapërcimin e situatave të vështira. Kryebashkiaku deklaroi se institucioni që ai drejton do të vijojë me hapjen e qendrave të reja sociale në zona të ndryshme të kryeqytetit. “Siç kemi nisur me këto 4 qendra duke ofruar mensa sociale, ashtu do të vazhdojmë edhe me qendrat e tjera për t’u siguruar që në të gjithë territorin e Tiranës të ketë solidaritet dhe askush nuk mbetet pa ndihmën e bashkisë. Të sigurohemi që në qytetin tonë ka solidaritet dhe askush të mos kalojë një ditë pa pasur një vakt të ngrohtë”, u shpreh ai.

Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar përmes ndihmave të ndryshme apo punës vullnetare për funksionimin e qendrave sociale gjatë gjithë vitit. “Dua të falenderoj shumë të gjithë ata anëtarë të komunitetit që punojnë, që bëjnë punë vullnetare, që japin kontribute qoftë me ushqime, qoftë me ndihma të tjera, duke ua bërë jetën disa të tjerëve shumë më të lehtë, duke u siguruar që qendrat tona sociale funksionojnë gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe verën”, theksoi Veliaj.

Kampit veror i janë bashkuar edhe shtatë vullnetarë të huaj nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë akomoduar pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare. Këta të rinj do të ndajnë eksperiencën e vendeve të tyre (Meksika, Spanja, Irlanda, Sllovenia, Republika Çeke, Belgjika etj), nëpërmjet aktiviteteve sociale, edukuese dhe argëtuese, të cilat zhvillohen me fëmijët.

Gjatë kësaj vere, Bashkia e Tiranës ka hapur disa kampe verore dhe në zona të tjera të kryeqytetit, ku fëmijët kanë mundësi që të argëtohen dhe të socializohen me njëri-tjetrin.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!

Close