LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Bashkohen demokristianët

Bashkohen demokristianët

TIRANE-Sot, në mesditë, ne seline e PDK-se, u shpall “Unioni Demokristian Shqiptar”, i përbërë nga 4 parti demokristiane.

Të pranishëm në konferencën për shtyp ishin Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ADK-se,  Zef Bushati, i cili eshtë President i Unionit me nje mandat 1 (nje) vjeçar,  kreu i LDK-së, Mhill Geci dhe PKD me Kryetar Mark Frroku, përfaqesohej nga Dhimiter Muslia, i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Unionit.

“Unioni Kristian Demokrat është një grupim politik, i bashkëthemeluar nëpërmjet akt-marrëveshjes katerpalëshe të pranuar nga Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK), Partia Kristian Demokrate  (PKD), Lidhja   Demokristiane  (LDK) dhe Aleanca Demokristiane (ADK). Ky Unioni është i hapur për çdo parti, grupim politik e jo politik  që pranon këtë platformë dhe dëshiron t’i bashkohet me vullnet të lirë këtij Unioni.

 

Loading...
More in Politike
Buxheti: Rama, “Të ulen orekset për investime”. Cani, “Negociatat e vështira me FMN”
Close