LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . BBC : “Hakmarrja”, që edhe fëminjët të jetojnë të “vetë-arrestuar” në shtëpitë e tyre

BBC : “Hakmarrja”, që edhe fëminjët të jetojnë të “vetë-arrestuar” në shtëpitë e tyre

Agjencia prestigjoze britanike e lajmeve BBC i ka dedikuar  një artikull fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri dhe impaktit negativ të tij tek fëmijët.

“Thuhet se hakmarrja është një pjatë që më mirë të serviret e ftohtë, por në Shqipëri serviret më e ftohtë nga sa mund ta mendoni,” shkruan BBC.  Çështjet e gjakmarrjes prekin breza të tërë në Shqipëri, duke i vështirësuar jetën edhe trashëgimtarëve, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me vrasjet e të paraardhësve të tyre.

Artikulli i plote i BBC

Edhe pse kanë një histori të gjatë, çështjet e gjakmarrjes mbeten të nxehta edhe sot, me 69 familje nga Shkodra, që e kanë të pamundur të dalin nga pragu i shtëpisë. Ne vizituam Nikon, një djalë 13-vjeçar,  në fshatin e tij të vogël në veri të Shqipërisë. Thuhet se Niko është në gjak me familje tjetër, dhe jeton nën kërcënimin e vdekjes për ato që supozohen të jenë krime të bëra para se ai të lindte.

Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar dhe është në rrezik sa herë del nga shtëpia. Dhjetëra familje të tjera nga rajoni i Shkodrës, jetojnë të “vetë-arrestuar” në shtëpitë e tyre.

Niko's grandmother with a donkey

Na u desh të ecnim me makinë dhe më varkë me mësuesen e tij Liljana Luani për të vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar. Zonja Luani është e specializuar për mësimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nuk i lë fëmijët as të shkojnë në shkollë.

Çështjet e gjakmarrjes kanë qënë më parë të shkruara në një libër ligjesh, të quajtur Kanuni, që daton në shekullin e 15. Kanuni në atë kohë vendosi rregullin në fiset e veriut të Shqipërisë.

Por zonja Luani thotë se rregullat e Kanunit shpesh janë shkelur nga ata të përfshirë në gjakmarrje. “Nëse do ndiqnin rregullat e Kanunit, ata nuk do t’i vrisnin gratë dhe fëmijët. Por ditët e sotme, ata nuk ndjekin as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit,” thotë mësuesja shqiptare.

Liljana Luani with Niko

Gjakmarrja në familjen e Nikos filloi menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri me rënien e skemave piramidale. Familja e tij është në gjak me një tjetër familje pranë fshatit të tij. Një anëtar i familjes së Nikos vrau fqinjin e tij. Kjo çoi në vrasje të tjera, që tashmë e bëjnë Nikon të jetojë me frikë.

Mësuesja Luani tha për BBC se Niko nuk ka shumë njohuri për gjakmarrjen pasi është i vogël. “Ai dëgjon njerëzit e tjerë që flasin për këtë çështje. Dhe çdo gjë që ai bën është të qëndrojë në heshtje. Por atë e nervozon fakti që i duhet të qëndrojë i ngujuar,” thotë ajo.

Kolonel Gjovalin Loka, shef policie në rajonin e Shkodrës, tha se ai po  bën gjithçka për të parandaluar fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu thuhet se reforma e re e drejtësisë e ndërmarrë nga shteti, mund t’ia dalë të fshijë një herë e përgjithmonë këtë fenomen nga jeta shqiptare.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Kush është Hutini… dhe spiunët e sigurimit sot politikan?!

Close