LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Belle Air” kërkon falimentimin të shmang detyrimet 51.7 mln €

“Belle Air” kërkon falimentimin të shmang detyrimet 51.7 mln €

Kompania “Belle Air”, kërkon falimentin e saj në gjykatë, duke i dhënë mundësi vetëm që më pas të bëjë një riorganizim për rivënie në punë të aktivitetit të saj. Pikërisht nëpërmjet kësaj kërkese, synohet të shmanget detyrimi prej 51.7 milion euro, që janë taksa ndaj shtetit. Kërkesa e kompanisë është shqyrtuar gjatë ditës së djeshme nga gjyqtari Ilir Çeliku, i cili pasi dëgjoi pretendimet e avokatit Avni Shehu, caktoi një eksperte kontabël, për të bërë verifikimin në terren të kapitalit financiar të kompanisë ajrore “Belle Air”, për të mësuar nëse kompania është në gjëndje falimenti ose jo.

Ndërkohë që në seancën gjyqësore, avokati Shehu shprehu qëndrimin e kompanisë se kërkesa për faliment ka ardhur në një kohë, kur kompania është në vështirësi financiare. Sipas Shehut, “Belle Air” është përpjekur të dalë nga situata e vështirë duke kërkuar të marë kredi në katër banka, por pasi Drejtoria e Tatim-Paguesve të mëdhenj ka marrë masën e vendosjes së gjobave, kërkesa për marjen e kredisë është rrëzuar nga bankat, të cilat me sa duket nuk kanë pasur siguri të plotë. Pritet që pasi gjykata të jetë njohur me aktin e skpertimit të gjëndjes së falimentit, do vendoset nëse kërkesa e kompanisë “Belle Air” do të pranohet ose jo.

Loading...