Home . Aktualitet . Berisha dhe lideri i Azerbajxhanit Aliyev kanë pastruar para përmes ARMO-s. Erinda Ballanca, sot avokatja e popullit përfaqësonte azerët, 128 milionë euro shuma totale

Berisha dhe lideri i Azerbajxhanit Aliyev kanë pastruar para përmes ARMO-s. Erinda Ballanca, sot avokatja e popullit përfaqësonte azerët, 128 milionë euro shuma totale

Sa herë që përmendet kompania e rafinerisë shqiptare të naftës ARMO, menjëherë në mendje të vjen Rezart Taçi, biznesmeni personal i familjes Berisha. I cili ka shërbyer thjesht si emër për të kthyer shitjen e dështuar të ARMO-s si lavatriçen e pastrimit të parave të pista të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Pastrim që është bërë përmes veprimeve fiktive dhe sekuestrove preventive të ARMO-s, duke ligjëruar dhe rrjedhjen e parave të pastruara drejt bankës shtetërore azere.

Afër 60 përqind e kësaj shume ka kaluar në drejtim të presidentit azer Alyev, ndërkohë që 30 përqind kanë mbetur te “lavatriçja” që ishte Rezart Taçi, biznesmendi i ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Në atë kohë, para pesë viteve vendosja e rafinerisë ARMO në sekuestro preventive për llogari të një banke shtetërore azerbajxhanase, krijoi idenë e një situate ku Presidenti i Azerbajxhanit, Alyiev, të kontrollojë një copë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Rafineria ARMO u vendos në fillim të gushtit të vitit 2012 më parë në sekuestro konservative, pasi Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit pretendon se pronarja e ARMO-s, kompania AMRA Oil, i detyrohet 75 milionë euro të depozituara katër vjet më parë. E cila është pjesë e shumës 128 milionë euro të shitjes së ARMO dhe mbi 50 përqind e saj. Por pse themi që qëndron Berisha pas konfiskimit dhe pastrimit të këtyre parave?

Banka azerbajxhanase u përfaqësua me prokurë të posaçme në Gjykatën e Tiranës nga avokatja Erinda Ballanca, e njohur mes të tjerash edhe si avokatja e Kryeministrit Sali Berisha në një gjyq kur Aneta Rama, e ëma e kreut socialist Edi Rama, e akuzoi për shpifje. Njëherësh është propozuar nga vetë Berisha pas marrëveshjes së 17 majit të këtij viti Rama-Basha, për Avokate e Popullit, post që e mban tani dhe për pesë vite të tjera në vijim.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për konfiskimin e ARMO-s më 8 gusht 2012 erdhi vetëm një javë pasi kompania “Albpetrol” dorëzoi një kërkesë të ngjashme për një borxh disavjeçar të vjetër që ARMO i ka pa shlyer. “Albpetroli” është kritikuar në shumë raste, por  edhe nga një raport i FMN, për faktin se ka për të marrë 5 miliardë lekë, rreth 35 milionë euro, nga ARMO, por nuk ka bërë asnjë përpjekje përgjatë shumë viteve. Përkimi i dy padive, i bankës azere nga njëra anë dhe i “Albpetrolit” nga ana tjetër, mund të sjellë konfiskimin total të 85 për qind të aksioneve të ARMO-s nga dy borxhlinjtë.

Vendimi i gjykatës, i firmosur nga gjykatësi Ilir Celiku, është marrë më 3 gusht dhe në të thuhet se gjykatësi është informuar nga sekretaria për kërkesën e “Albpetrolit” që pati mbërritur vetëm dy ditë më parë, më 1 gusht 2012.

“Rezulton me vërtetimin e sekretarisë gjyqësore që pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 01.08.2012 ka nisur një proces gjyqësor ndaj Shoqërisë “Armo” sh.a. me paditës shoqërinë ‘Albpetrol’, ku kjo e fundit kërkon një shumë prej 5 105 466 732 lekë si përmbushje e detyrimeve kontraktore, si dhe penalitete në masën 268 978 959 lekë. Nga sa më sipër, rezulton qartë që ekzistojnë dhe kreditorë të tjerë, të cilët mund të kenë pretendime mbi aksionet e kësaj shoqërie, 85% të të cilave zotërohen nga shoqëria AMRA Oil sh.a., aksione këto që pretendohet të jenë blerë me shumën objekt gjykimi”, thuhet në vendimin e gjykatës, i publikuar dhe në atë kohë. Pra përmes ARMO dhe Alpetrol, Alyev dhe Berisha kanë pastruar shumë të mëdha parash, ndërkohë që kjo që bëhet publike është vetëm maja e ajzbergut e këtij makinacioni pastrimi parash, duke përdorur Rezart Taçin që u ndalua dhe në Zvicër për mashtrim. Për informacion, rafineria ARMO u privatizua në prag të zgjedhjeve të vitit 2009 për 128 milionë euro. Për shumë vite, burimi i financimit u përfol gjerësisht në Tiranë, por nuk u pranua kurrë publikisht. Së fundmi, bëhet e ditur se financuesi ka qenë një bankë shtetërore nga Azerbajxhani. Paratë e përfituara nga shitja e ARMO-s financuan fushatën elektorale të rizgjedhjes së qeverisë Berisha për një mandat të dytë qeverisës.

Ndërsa privatizimi i “Albpetrolit” është interpretuar gjerësisht në Tiranë si një përpjekje e qeverisë Berisha për të arkëtuar paratë e nevojshme për të financuar rizgjedhjen e vet. Ndërsa Ilham Aliyev ka qënë jo vetëm njeriu më i fuqishëm i Azerbajxhanit, por edhe njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë. Zotëronte naftën shqiptare, kryeministrin shqiptar të asaj kohe Sali Berisha. Pasi Alyev nuk e ka për herë të parë pastrimin e parave. Një hetim i gazetës britanike “thë Guardian” e disa ditëve më parë zbuloi se elita qeverisëse e Azerbajxhanit operoi me një skemë sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh për të paguar europianë të njohur dhe  pastruar para përmes një rrjeti të kompanive të pasura britanike.

Të dhënat tregojnë se udhëheqja e Azerbajxhanit, e akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion sistemik dhe zgjedhje të manipuluara, ka bëtë më shumë se 16,000 pagesa të fshehta në periudhën e vitit 2012, pikërisht atëherë kur është përfshirë në skemë dhe Sali Berisha përmes ARMO./Pamfleti.com

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Krimi nuk është “komunist”!

Close