LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . “Berisha dhe Meta janë dy të djegurit e Reformës në Drejtësi”

“Berisha dhe Meta janë dy të djegurit e Reformës në Drejtësi”

Nga Spartak Ngjela

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela shkrua se, reformën në drejtësi nuk do mund ta pengojë dot asgjë. Duke e cilësuar këtë si “reformë të amerikës”, Ngjela thekson se, as bashkimi i Sali Berishës me Ilir Metën nuk do të sjellë bllokim në Parlament.

“Të gjithë i shoh të tulatur.

Sa më shumë afrohen ditët e Reformës në Drejtësi, aq më tepër acarohet Berisha me taborin e tij, dhe aq më i “paqarte” tregohet Rama.

Paqartësia e Ramës e shtyn Saliun të mendojë se ai është i trembur. Dhe e sulmon me “kryengritje”. Por me këtë kryengritje Saliu mendon se vë në shqetësim edhe amerikanët.

Asnjëherë Sali Berisha nuk ka analizuar dhe vepruar dot jashtë ngarkesave vulgare të një provinciali të largët, që është rritur mes gënjeshtrës dhe kërcënimit.

Por kjo lloj metode sot është e dalë mode në Shqipëri, nga të gjithë të tremburit që ka pas shfrytëzuar Saliu; kurse politika amerikane e konsideron këtë si një lojë fëmijësh.

Në fakt, Saliu dhe i gjithë korrupsioni është i pashpresë.

Sali, Rama nuk trembet se nuk është i vetëm në ndërmarrjen për të realizuar Reformën: ajo nuk është reforma e tij, por e amerikanëve. Nëse Rama ka frike, o Sali, frikën do ta kishte nga Reforma në Drejtësi dhe nga FBI, dhe jo nga “kryengritja” jote.

Por, nëse mendon se do trembesh amerikanët me kryengritjen tënde, nuk duhet të sjellësh nëpër mend të amerikanëve shtatorin e vitit 1998, por duhet që ti vetë të sjellësh e të përcjellësh nëpër mend marsin e vitit 1997. Kur vërtiteshe në jerm e thoshe “më kapen” tani, e “më kapën” pastaj.

Reforma në Drejtësi është destinacion politik për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Te gjithë ata që kanë abuzuar në shpinë të Shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve janë të trembur, dhe duhet të jenë të tillë. Por, a mund të bashkohen? Berisha dhe Meta, në pagjumësinë e tyre aktuale, sigurisht që duan bashkim.

Por, shihet se është Rama jashtë tyre. Rama nuk ka jetë politike me ata te dy, dhe di shume më tepër nga intencioni amerikan dhe gjerman për Reformën. Zvarritet në fakt; se siç duket në të tremburit hyn edhe Koçoja apo ndonjë tjetër pranë tij; por sigurisht që e obsedon Obama, takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Por, a mund të bllokohet në Parlament Reforma? Jo. Sepse po ta bllokohej Reforma në Parlament, as Saliu dhe as Meta nuk do të silleshin si aguridhë me alibinë e konsensusisit jashtëparlamentar.

Atëherë, a kuptohet se që te dy janë të djegur? Po.

Por, a mund te bashkohen? Tani është vonë, sepse bashkimi i tyre nuk është vetëm mundësia e burgut te tyre, por diçka më tepër.

Por, a mund të kemi zgjedhje të parakohshme?

Zgjedhjet e parakohshme i ka në favor vetëm Rama. Se do të ketë si kalë beteje Reformën në Drejtësi të papranuar nga Berisha-Meta; dhe përkrahjen e hapur amerikane në fushatën elektorale, njëlloj si ambasadori amerikan Rajerson në vitin 1992.

Fitorja e Ramës ashtu, do të ishte drastike dhe do te qëndronte në pushtet deri në vitin 2020.

Atëherë, çdo të ndodhe?

Rama nuk e zvarrit dot më Reformën se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Meta dhe Berisha nuk i dalin dot kundër. Me kushtet e krimit, si pretekst, nuk arrihet dot gjë me amerikanët, se thelbi i Reformës është lufta e krimit shtetëror. Domethënë, lufta kundër Berisha – Meta and Company.

Por – a do të shkojnë qetë-qetë drejt penalizimit Meta në fillim e Berisha më pas? Sigurisht që po. Kryengritje të të vjedhurve për të shpëtuar vjedhësit e tyre, nuk mund të ketë. Deri tani kemi parë në histori kryengritjen e të vjedhurve kundër vjedhësve të tyre”.

Loading...
More in Qytetari Digjital
Ja përse kishte dijeni Berisha për arrestimin e Frrokut!
Close