LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Berisha “mitra që polli ’97-ën”, po përpiqet të rikthejë ditët e zeza

Berisha “mitra që polli ’97-ën”, po përpiqet të rikthejë ditët e zeza

Partia Socialiste i konsideron thirrje për destabilizim deklaratat e forta te ish-kryeministrit Berisha për rrëzimin e Edi Ramës. Këtë herë më anë të një statusi në “Facebook” deputeti i PS Arben Çuko është shprehur se njeriu, i cilli polli vitin 1997 po bën thirrje përsëri për kaos në Shqipëri, duke iu referuar Sali Berishes. “Per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli 97’n eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret”.

Statusi i plotë

Njezet vjet me pare, me 20 mars 1997, ra ne krye te detyres Kapiten i Pare NUREDIN GORCE, Deshmor i Atdheut. Ai dha jeten ne mbrojtje te Shtetit Shqiptar ne lufte me turmat e armatosura te drejtuara dhe udhehequra nga kryebanditi Berisha, i cili duke pare qe i humbi pushteti i tij personal, u perpoq me cdo kusht ta fuste vendin ne vellavrasje. Sot, 20 vjet me vone, ne garnizonin e Zall Herrit,u mblodhem ne , ish shoket e armeve te Nuredinit, familjaret, nena, bashkeshortja,djali Erdini, Zv Shefi i Shtabit gjeneral Prenga, komandanti i FT gjeneral Cahani, ushtare dhe oficera komando, ne nje ceremoni te thjeshte perkujtimore. Per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli ’97-en eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret. I paharruar qofte kujtimi i Nuredinit dhe i gjithe pjesetareve te FA dhe Policise qe dhane jeten ne mbrojtje te shtetit dhe popullit te tyre dhe qe nuk lejuan vellavrasjen midis shqiptareve

Mos humbisni:
Intervista/ Baze: Bojkoti do sjellë fundin e PD-së, Rama ka mbështetje ndërkombëtare me vete

Close