Home . Opinione . Berisha “Pas meje u bëftë kiameti”

Berisha “Pas meje u bëftë kiameti”

Nga Viktor Malaj

Çadra e çmendi kryeministrin; Rama po dorëzohet; Rama as që e rrun fare për çadrën dhe opozitën, ai e ka situatën në dorë; Kryeministri i bëri ndryshimet në qeveri për këtë arsye ose për atë arsyen tjetër, ose edhe për këtë dhe atë së bashku por, cilado qoftë arsyeja, unë nuk pajtohem me të pasi nuk është si them unë dhe si dua unë; kryeministri është zënë mat; opozita është në entuziazëm kurse qeveria në agoni… etj.etj.

Rreth këtyre “hajgareve” sillet sot në Shqipëri shumica e opinionbërësve televizivë, portaleve dhe gazetave të Tiranës. Nuk do përqendrim të madh për të kuptuar se ky lloj arsyetimi i përditshëm dhe i përcjellë në popull me gjithë fuqinë që kanë mjetet e propagandës, nuk ka fare lidhje as me parimet demokratike dhe as me interesat e popullit shqiptar. Kjo lloj propagande iu ngjan ushtimave të topave të ushtrive kundërshtare në një shesh beteje ku ushtarët dhe formacionet përballë i kundërpërgjigjen njëra-tjetrës. Qëndrimet dhe opinionet e shumicës së “ushtarëve” tanë mediatikë nuk përcaktohen fare nga parimet apo idealet, por thjesht nga raportet emocionale dhe plotësimi apo cenimi i interesave  të ngushta të xhepave të tyre nga ana e qeverisë.

Duket qartë që shumica e mendimeve të shprehura as nuk e kanë vënë fare në hesap popullin shqiptar, të sotmen dhe të ardhmen e tij e, po kështu, as ato parime politike mbi bazën e të cilave ngrihet dhe funksionon sistemi dhe për të cilat politikanët dhe patericat e tyre mediatike kanë gati tri dekada që i përdëllehen popullit shqiptar duke iu shitur si të djegur për demokraci, drejtësi dhe parimësi.

Në qoftë se sjelljet dhe veprimet e individëve apo forcave politike nuk maten me disa parime, pra nëse nuk kemi disa kritere vlerësimi që masin përparimin apo prapësimin, atëherë është i kotë çdo diskutim dhe duhet të pranojmë se jetojmë në një kaos shoqëror dhe batak moral ku gjithnjë ka të drejtë i forti, maskarai, mashtruesi, krimineli, horri. Injorimi apo sakrifikimi i parimeve dhe kritereve për hatër të horrave dhe me pretekstin e situatave apo pragmatizmit jo vetëm që është një hile e madhe ndaj popullit, por zhvlerëson tërësisht pretendimet morale, politike dhe juridike të sistemit që barkkënaqurit ua shesin pa pushim barkzbrazurve si demokraci pra, si sundim i këtyre të fundit mbi të parët.

Njëri nga parimet bazë të sistemit politik është e drejta për të zgjedhur në qeverisje ata që beson se janë më të mirët dhe më të aftët. Nëse kjo e drejtë është realizuar de facto dhe është krijuar një shumicë parlamentare dhe qeverisëse atëherë ajo shumicë ka të drejtën të qeverisë deri ditën që vullneti popullor rishprehet nëpërmjet proceseve zgjedhore. Çdo pretekst dhe përpjekje për ta deformuar këtë vullnet popullor me gjithfarë veprimesh artificiale nuk është gjë tjetër veçse tallje me popullin, përçmim i tij, shkelje mbi vullnetin e tij duke u përbetuar për të dhe, madje, edhe duke folur në emër të tij megjithëse ai ka folur vetë nëpërmjet votimit.

Shikoni çfarë ndodh konkretisht: në thelb, popullit shqiptar nuk i interesojnë emrat e partive apo politikanëve. Atij i interesojnë siguria, drejtësia shoqërore, shërbimet dhe mundësitë për punësim dhe jetesë. Ka gati 30 vjet që jeta e tij është kaotike, e pasigurt, gjithë ankth, me zhurmë dhe trauma sociale. Shumicën e këtyre të këqijave i ka krijuar politika. Jo thjesht nga pamundësia për t’i dhënë popullit çfarë i nevojitet, por kryesisht nga pafytyrësia dhe gatishmëria për t’i shkaktuar popullit ato gjëra që e dëmtojnë, e rrënojnë, e dëshpërojnë dhe ia bëjnë jetën të padurueshme.

Ata që dolën në skenën politike shqiptare të viteve ’90 si shpëtimtarë dhe progresistë, në shumicë rezultuan të jenë rrënimtarë, të dhunshëm, vulgarë, reaksionarë dhe antipopullorë. Pse? Sepse pas fjalorit të tyre demokratik dhe vajtimeve për popullin shqiptar fshiheshin synimet e tyre grabitqare, egoiste, antipopullore, etja e tyre për pushtet politik dhe përfitime materiale në kurriz të popullit dhe Shqipërisë. Me çdo kusht, deri në rrënimin moral të shqiptarit dhe keqpërdorimin e tij si vegël në shërbim të interesave egoiste vetjake të një grushti njerëzish që sot zotërojnë toka, vila, pallate, hotele dhe pasuri të tjera të pafund. Pasi i kanë arritur këto, edhe me ndihmën e budallallëkut tonë dhe të mangësive tona morale, ata kanë krijuar edhe mburojat e nevojshme kundër çdo reagimi tonë. Si mburojë e parë iu shërben korporata mediatike e cila punon pa pushim për të na krijuar neve iluzionin se ata po shkrihen nga malli, dhimbja dhe kujdesi për ne ndërsa, në të vërtetë, janë duke na mashtruar, grabitur e dhunuar pa pushim, jo rrallë nën duartrokitjet tona, miratimin tonë, marrosjen dhe shërbimin tonë vullnetar.

Jeta shoqërore shqiptare nuk ka gjetur qetësi tash 27 vjet prej klasës politike dhe kryesisht prej bacilit antidemokratik me emrin berishizëm. Berishizmi i ka dhënë partisë që mbahej si shpresë e vendit në vitet ’90 tiparet e një bande gangsterësh politikë që s’kanë as fe as atdhe, por njohin një synim: pushtet politik medoemos, edhe kundër parimeve demokratike e kushtetuese, edhe në kurriz të vendit dhe përparimit kombëtar, edhe atëherë kur shumica e popullit nuk i do. Morali berishist shfaqet më qartë se askund tjetër në fjalët e mbretit francez Luigji i 15-të “Apres moi le deluge” (Pas meje u bëftë kiameti) të cilat Sali Berisha ia tha në vitin 1997 gazetarit dhe publicistit shqiptaro-amerikan Peter Lukas. Kjo ka qenë dhe mbetet motoja e berishizmit dhe berishistëve edhe sot, e manifestuar së fundmi me grumbullimin në një çadër turpi në mes të kryeqytetit me një pretekst qartazi të rremë.

E ndërsa nuk duhet të na bëjë përshtypje fakti që ekziston bacili shqiptaro-rrënues, ajo që duhet t’i dëshpërojë shqiptarët dhe t’i bëjë t’i vënë gishtin kokës është gatishmëria e turpshme dhe vetëvrasëse e një numri jo të vogël politikanësh, analistësh dhe njerëzish të zakonshëm për t’i krijuar shtratin e nevojshëm këtij bacili antishqiptar për zhvillim dhe dëmtim të interesave kombëtare.

Prandaj analiza e asaj që po ngjet nuk duhet bërë nga pozicione ushtarësh të mjerë që shpresojnë për një garuzhde fasule më shumë, por vetëm duke marrë parasysh dy kritere themelore: E para, a është demokratike, kushtetuese dhe e moralshme që nëpërmjet presionit të rrugës një pakicë e dëshpëruar dhe e frikësuar nga ndonjë ndëshkim i mundshëm në të ardhmen për shkak të së shkuarës së tyre kriminale, të mbajë peng vendin dhe t’i imponohet shumicës së përcaktuar nga vullneti popullor, shprehur nëpërmjet zgjedhjeve të gjithpranuara? A ka më vlerë procesi zgjedhor dhe e drejta e votimit, nëse fakti se kush duhet të qeverisë u dashka të përcaktohet nga grupe banditësh politikë që kërkojnë të arrijnë pushtetin nëpërmjet rrugëve antikushtetuese dhe antidemokratike, si domosdoshmëri për t’i shpëtuar ndëshkimit? Po sikur kështu të sillet çdo opozitë shqiptare a ka më vend për rend kushtetues dhe a mund të flitet më për karakter demokratik (si vullnet popullor) të sistemit apo të gjitha pretendimet dhe propaganda e deritashme kanë qenë një mashtrim për popullin shqiptar?

Së dyti, çfarë është në të mirën e popullit shqiptar dhe të së ardhmes së vendit, pjesëmarrja në parlament, miratimi i legjislacionit të Reformës në Drejtësi dhe zhvillimi i zgjedhjeve politike nën vëzhgimin e partive pjesëmarrëse dhe ndërkombëtarëve, apo braktisja e tyre me pretekstin e pasigurisë së procesit? Cila është ajo parti politike në botë që i beson kundërshtarit politik? Asnjë. Prandaj janë vendosur rregulla të gjithpranuara dhe drejtësia e procesit përcaktohet nga zbatimi i këtyre rregullave dhe jo nga ndjenjat e sigurisë apo të pasigurisë që shprehin palët para votimeve. Aq më tepër që pala “e frikësuar” ka kaq kohë që hungëron për rrezikun e procesit por, siç tha edhe z. Flecktenstein, nuk ka paraqitur ende asnjë provë se paratë e siguruara nga droga do të përdoren në votime dhe, aq më pak, se do të përdoren vetëm nga njëra palë.

Këtu dalim tek pyetja: a është më i rëndësishëm procesi i vetingut, apo ai i zgjedhjeve? Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka një histori dramatike. Me ndryshimet që erdhën në vitin 1991-1992, sistemi i drejtësisë e filloi jetën e vet ashtu si nuk duhet të ndodhte kurrsesi. Kujtoni procesin gjyqësor për ngjarjen e 2 prillit 1991. Ky hap i parë i hedhur nën trysnin e Sali Berishës i trimëroi qazimët (Qazim Gjoni është emblema përfaqësuese e sistemit të drejtësisë). Numri i qazimëve të joshur me poste dhe para u rrit shumë. Pavarësia nga ligji u shtri kudo në sistem.

E vërteta është se, si procesi i pastrimit të drejtësisë nga qazimët, ashtu edhe administrimi dhe respektimi i votës së lirë, duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare por, për popullin shqiptar, procesi i vetingut është parësor. Ne kemi pasur zgjedhje dhe ndërrime të herëpashershme qeverish, por e keqja, korrupsioni, padrejtësia kanë vazhduar të jenë midis nesh dhe ta gërryejnë jetën tonë private dhe shoqërore. Të ndërrosh partitë është si të ndërrosh kostumet, por plagët kanë mbetur në trup. Me qëllim që të mos kemi plagë apo t’i pakësojmë dhimbjet duhen shëruar plagët më së pari dhe pastaj të veshim kostumin që duam. Nëse mund t’i bëjmë të dyja dhe, në të vërtetë mundemi, le t’i bëjmë.

Fakti që PD u largua nga parlamenti, duke sabotuar procesin e Vetingut e ka bërë edhe më të qartë se gjithçka po ndodh sot në Tiranë ka lidhje vetëm me përpjekjet për shpëtimin e një grushti njerëzish të inkriminuar. Dhe, mënyra më e mirë për ta, por më e dëmshme për vendin dhe popullin është sabotimi i procesit të kontrollit dhe verifikimit të figurave të juristëve që do të marrin përsipër proceset e hetimeve dhe gjykimeve për krimet e kryer në Shqipëri. Fjalori banditesk që përdor kupola  çadriste ku, brenda një fjalie mund të gjesh 3-4 herë fjalën krim, ku shprehen kërcënime dhe ultimatume, fyerje dhe shpifje tregon frikën që kanë nga ndëshkimi i ardhshëm. Ndërsa thërrasin në çadër njerëzit e armatosur me çifte, përgatisin pas krahëve ndonjë mercenar për të thënë se e ka rrahur dikur kandidati i sotëm për ministër Fatmir Xhafa dhe, duke u hequr si puritanë, kërcënojnë se ai mund të bëhet ministër vetëm ” nëse kalon mbi trupat tanë “. Sipas arsyetimit dhe moralit të tyre F. Xhafa që ” ka rrahur ” dikë gati 40 vjet më parë nuk mund të bëhet ministër ndërsa Lulzim Basha që ka vrarë katër njerëz të pafajshëm para 6 vitesh mund dhe duhet, madje me detyrim, të bëhet kryeministër. Po ashtu, Sali Berisha, që është denoncuar dikur nga i burgosuri politik Hysen Shoshori jo thjesht si dëshmitar në gjyqin e tij por si një dëshmitar që merr atributet e prokurorit duke kërkuar dënimin me vdekje të Shoshorit në gjyq, ka të drejtë të jetë kryeministër, president dhe çfarëdo tjetër.

Një popull që mbahet peng nga shtypësit dhe dhunuesit e tij, që të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e tij e përcaktojnë ata banditë politikë që duhej të ishin pas hekurave të burgut, atë popull nuk e pret ndonjë e ardhme e ndritur. Po të vërehet me kujdes është krijuar qartazi një hendek klasor ku një grup i pangopur grabitësish politiko-industrial ka krijuar pasuri marramendëse, ka futur në dorë medien për të mjegulluar të vërtetat e realitetit, për të errësuar mendjet e të shtypurve dhe kërcënon me destabilizim, kaos dhe luftë sapo i rrezikohet statusi social dhe politik. Ky grup njerëzish të paskrupullt po bëjnë çmos që sistemin politik ta shndërrojnë në rivalitet bandash dhe vullnetet popullore të anashkalohen, fyhen, mposhten dhe çvlerësohen, duke bërë kështu të mundur që vendi të mos drejtohet më nga vullneti i popullit por nga rivaliteti banditesk dhe lufta midis tyre, njëlloj siç ndodhte me bandat e gjobvënësve të bisneseve në Shkodër që e dëbonin njëra – tjetrën me kërcënim dhe forcë. Kështu sistemi kthehet nga demokratik në banditokratik.

Në këtë drejtim po ndikon për keq qeverisja, në saje të qëndrimeve që mban Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe sjelljet dhe veprimet as mish, as peshk të qeverive perëndimore që mbajnë Shqipërinë në gjendje kujdestarie që, padyshim, janë kujdestare dashamirëse, por jo shumë të kujdesshme dhe pedante ndaj Sali Berishës dhe bandës së tij të ngushtë. “Kur hesht e vërteta, përshtrihet gënjeshtra”, ka shënuar prof. Qosja. Mos e bëni të vërtetën të hesht, zotërinj amerikanë dhe evropianë!

Në të vërtetë, kjo klasë politike meriton një përmbysje, një lloj revolucioni që do t’i jepte secilit vendin e merituar, që do të dërgonte pas hekurave autorët e krimeve antipopullore dhe antikombëtare, deri tani të pandëshkuar dhe të papenduar; që do t’i jepte fund edhe qeverisjes fodulle, konçencionere dhe feisbukase të z. Rama, si dhe sjelljes ekstremisht të turpshme dhe të dëmshme të Ilir Metës dhe formacionit në dukje politik që ka krijuar, duke e ndarë të majtën shqiptare thjesht për interesat e ngushtë të një kupole më se të dyshimtë dhe duke tradhtuar interesat e sinqertë dhe të ligjshëm të shumicës së popullit shqiptar. Një revolucion i tillë, që do të duhej të kishte mbështetjen politike të Perëndimit dhe atë morale të shumicës së popullit shqiptar, nuk nënkupton as një revolucion që prek bazat e sistemit, por as një “revolucion” si ai i 1997 ku shqiptarët, për turpin dhe dëmin e tyre, shkatërruan vendin dhe vranë njëri-tjetrin duke ruajtur të paprekur shkaktarët e rrënimit shoqëror. Jo. Një revolucion i nevojshëm do të duhej të ishte i tillë që t’iu jepte pushim për rreth një vit të gjitha forcave politike, duke iu mundësuar rinovimin e vet dhe vënien e gishtit kokës, bërjen e procesit të Vetingut thuajse tërësisht nga të huajt, burgosjen e shkaktarëve të fatkeqësive më të mëdha kombëtare të këtyre 25 viteve dhe pastaj rifutjen e vendit në hullinë e proceseve normale demokratike. Një familjeje dhe një populli iu lejohet llastimi i fëmijëve por jo llastimi, falja dhe riciklimi i kriminelëve. Pikërisht pse nuk janë ndëshkuar ata janë kaq arrogantë dhe japin ultimatume nga pozitat e përfaqsuesit të pakicës se vetëm ata mund dhe duhet t’i vënë vulën një ” qeverie teknike “. E ndërsa kundërshtarët e tyre politikë nuk patën kërkuar qeveri teknike as pas masakrës zgjedhore botërisht të njohur të 1996 dhe as pas masakrës vrastare të janarit 2011, të dyja të kryera prej tyre, këta banditë të papenduar kërkojnë tani qeveri teknike me pretekste dukshëm të sajuar dhe asnjëherë të provuar.

Po kushtetuta?- do të pyeste shumëkush. Këtu e kemi pasur dhe është nëpërkëmbur, ndyrë dhe përdhosur nga të fortët, nga ata që po përpiqen ta dhunojnë sërish, nën maskën e mbrojtjes së demokracisë. Demokracia e vërtetë është ajo që i shërben popullit dhe jo një grushti sharlatanësh me kollare, me fjalë të bukura dhe vepra kriminale.

Meqenëse një revolucion i merituar nuk ka gjasa të ndodhë, atëherë nevojitet syçeltësi e shumicës së popullit për të mos e ngrënë sapunin për djathë, siç ka bërë jo pak herë deri tani.

Nëse z. Rama dhe, jo më pak edhe Ilir Meta, do të injorojnë votën popullore dhe do t’i nënshtrohen presionit të rrugës duke e nxjerrë vendin nga normaliteti demokratik, ata duhet të largohen një orë e më parë nga drejtimi i partive respektive. Çdo pretekst i përdorur për shmangie nga parimësia demokratike do të meritojë demaskimin e pamëshirshëm dhe ndëshkimin e turpshëm për drejtimin e së majtës shqiptare. T’ia nënshtrosh rrjedhat demokratike dhe të ardhmen e vendit presionit banditesk të Sali Berishës dhe paloqeve të tij, edhe sikur të bëhej nga një pakicë shumë më fisnike se kjo që kemi, do të thotë të tradhtosh jo vetëm votuesit e tu, por gjithë interesat kombëtare e popullore. Dhe, një tradhti e tillë meriton ndëshkim.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
A do kaloi Xhafa nesër mbi trupin e “Çizmes” dhe të Lulit?
Close