LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Berisha: PD do të bëjë diskutime të gjëra për këtë buxhet të katastrofës

Berisha: PD do të bëjë diskutime të gjëra për këtë buxhet të katastrofës

TIRANË – Menjëherë pasi ka votuar kundër shtyrjes së datës së votimit të projekt-buxhetit në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha, e ka braktisur sallën e parlamentit. Duke folur për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se, ky është buxheti i varfërisë dhe është buxheti më i keq se, ai i vitit 2003.

“Të përjashtuar të gjithë qytetarët nga një diskutim që është normal. Buxheti dhe politikat buxhetore duhet të jenë më transparente. Një qeveri ka frikë nga buxheti i saj, pasi është buxheti i rrokullisjes. Ky buxhet rrit taksat 3 herë më shumë se gjatë 8 viteve që ishim në pushtet. Ky buxhet varfëron brenda vitit, shumicën e shqiptarëve, pasi rrit 100 % taksat.

Mësues, infermierë e administrata, merrnin një rrogë më shumë duke u hequr taksat, ndërsa sot marrin gjysëm rroge”, tha gjatë fjalës së tij, Berisha.

“Qëndrimi ynë është transparenca. Një qeveri që merr borxhin me 62 për qind dhe e çon në 72 përqind. Ne do të bëjmë një diskutim të gjerë me qytetarët, interesat e tyre, mashtrimet që janë bërë ndaj tyre. PD do reagojë.

Kjo sjell për qytetarët, ndalimin e investimeve të huaja, shpunësimin masiv të shqiptarëve dhe kjo është politika më e keqe fiskale. Ky është një rikthim shumë më keq se 2003 në disa aspekte. Ne ua lamë pothuajve gjysëm të gatshëm”, – tha Berisha në fjalën e tij për median.

Loading...
More in Politike
Basha: Pr/Buxheti 2014, hapa drejt rënies në pellgun e recesionit

Close