LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Berisha shet doganierin dixhital, “zbuluesin” e kontrabandës, ish-drejtorin e tij gjobëvënës

Berisha shet doganierin dixhital, “zbuluesin” e kontrabandës, ish-drejtorin e tij gjobëvënës

Skandal/Pas denoncimit publik nga Sali Berisha, në postën elektronike të portalit tonë, ka mbërritur një informacion nga kolegu i doganierit dixhital të ish-kryeministrit, i cili informon se, nuk është habitur nga mesazhi i kolegut të tyre, të cilin e ka zbuluar rastësisht kur ka lexuar në portalet online për “kontrabandën”  e madhe me “brekë dhe sutjena”, që na bëkan drejtuesit më të lartë të doganave shqiptare.

Sipas kolegut të doganierit dixhital: “Është me të vërtetë qesharake vetëm ta mendosh se drejtoresha e doganës dhe drejtuesit madhor  qënkan korruptuar  me “artikuj gabi”, sikurse quhen nga punonjësit e doganave artikujt e veshmbathjes të ardhur nga Kina, që kanë vlera qesharake, kur në kompetencat e tyre janë zhdoganimi i dhjetëra produkteve me akcizë ku vendin  kryesor e zënë cisternat me hidrokarbure dhe anijet me kafe dhe cigare.

Ndaj më erdhi për të qeshur kur mora vesh se çfarë shkruante “Fantomasi”, për të përbaltur figurat me personalitet të PS-së, që drejtojnë doganat. Të them të drejtën, asnjë nga ata emra nuk i njoh nga afër përveç kryetarit të degës së Tiranës z. Petrit Koçiu, i cili është shumë korrekt me ne dhe subjektet e biznisit, por ju shkruajta se rastësisht zbulova shpifsin si gjithë shpifsat, që i dërgojnë mesazhe Sali Berishës për të nxirë administratën.

Isha duke ecur në koridor kur dëgjoj Fantomasin duke biseduar në telefon me dikë, të cilën e quante “shef” dhe po e pyeste se përse nuk ishte publikuar shkrimi i tij për kontrabandën që kishte denoncuar që ditën e mërkurë. Kur u afrova ai hesht dhe unë as që i dhashë rëndësi por, kur dëgjova për mesazhin atëhere u kujtova se doganieri dixhital i Berishës, ishte i vërtetë… ishte Fantomasi.

Por kush është doganieri dixhital? Doganieri dixhital quhet Artur Senjati, ai është një ish drejtor i hetimit doganor i Berishës, i hequr me ceremoni nga administrata e Ramës, por që i shpëton rrebesheve me pak dhimbje duke ndërruar partinë nga PD në LSI dhe duke zbritur nga drejtor në inspektor. Unë e njoh shumë mirë sepse kemi kohë që punojmë bashkë, Senjati është i paparë për të bërë ndonjë lek.

Sikurse Ervinin, kryetari i pikës doganore të Kapshticës, edhe ky i vendosur aty nga LSI e sipas thashethemve ata sulmojnë secili për hesap të tij biznese duke u paguar nga njëra palë për të eleminuar palën tjetër konkurente. Biznes i pastër me pagesë të majme. Në rastin që “denoncon” tek Sali Berisha, Fantomasi, as që flitet për kontrabandë, sepse praktika e cila ka kaluar në disa duar doganierësh e mes tyre isha dhe unë, subjekt nuk ka pasur asnjë shkelje dhe ka paguar detyrimet duke i’u llogaritur detyrimi me një referencë maksimale, por problem ishte sipas fjalëve që qarkullojnë në ambientet tregtare, lufta mes kompanive të transportit, ku firma “pagatore” Logistik , paguan për ti nxirë imazhin firmës së transportit të Dhorit, detyrë të cilën është munduar për ta  realizuar me sukses Fantomasi. Për ta bërë sa më qeshark dhe të besushëm nga Sali Berisha ai ka sajuar dhe një intrigë për të baltosur gjithë administratën.  Nga gjithë kjo zallamahi e krijuar nga bandat e tepsisë, Turi dh Ervini kanë ngrohur xhepin, ndërsa i dëmtuar është vetëm biznesi  të cilit i shkatërrohet malli, duke u kthyer nga mall dyqani i paketuar, në mall rifuxhio për në tregun e tezgave e duke i krijuar humbje të mëdha deri në falimentim

Arturi Senjati pretendon të bëhet përsëri drejtor.

Këto parulla propagandistike ai i ka hedhur në “treg” që para zgjedhjeve të 25 qershorit, kur priste të fitonte PD-ja, por nuk ndodhi. Megjithatë, ëndrrën e drejtorllikut Fantomasi nuk e ka harruar, kështu që përbaltja e drejtuesve, ndoshta është një shans, ku rastësisht mund të ndodhi ndonjë gjë dhe Arturi mund të përfitoi si njeri i “ndershëm”.

Këto janë raste të përsëritura, që kur doganën e Kapshticës e drejton Ervini dhe Senjati përdor informacionet e rreme për tu bërë presion subjekteve, më tha një miku im biznesmen që e kishte pësuar dhe vetë para disa kohësh nga këto mbeturina në administratën doganore . Bile ai më zuri ngushtë kur më tha: O mik ata tre tatimorët morra, të arrestuar në Spille, janë lule para këtyre njerëzve horra, që akoma nuk i fshijnë nga faqja e dheut.

A e di pse them se janë lule, sepse ata të kërkojnë ashiqare lekë, kurse këto nuk të kërkojnë asgjë, por me presionet dhe frikën që të kallin, të detyrojnë t’i lusësh duke u shkuar mbrapa: “Aman sa do, veç mos më shkatërro mundin tim?!” Biles më tha, se një ditë ma sollën aq ngushtë, sa desha të shkoja të flija tek dera e kryeministrisë derisa të takoja Ramën dhe pasi t’ia defterisja të gjitha, do i thosha: Dëgjo nëse je kryeministri im këta njerëz duhen futur në burg dhe jo pushuar, nëse je i atyre unë po iki me thesin e borxheve në kurriz nga Shqipëria dhe kurrë mos e pafsha as në ëndërr këtë vend me këta njerëz! Ju lutem anonim, me respekt kolegu i doganierit dixhital”

*Informacion i shkurtuar dhe i rregullar nga Skandal.al

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Rekomanduar, Zathur
E dogjët Shqipërinë? Tani përvëloni dhe veten tuaj

Close