LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Berisha u del kundra qytetarëve dhe mbron Çlirimin e “pushtuar” nga paratë e Zenit të Gërdecit: Ata thanë vetëm të vërtetën

Berisha u del kundra qytetarëve dhe mbron Çlirimin e “pushtuar” nga paratë e Zenit të Gërdecit: Ata thanë vetëm të vërtetën

Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje botuesve Çlirim Peka dhe Koço Kokëdhima të cilët botuan lajmin t.errorizues për qytetarët se ishte parashikuar një tërmet shkatërrimtar që do të godiste vendin.

Ish kryeministri shprehet se vetëm Peka dhe Kokëdhima thonë të vërtetën në mediat e tyre. Ndër të tjera ai shkruan:

“Nje akt banditesk!

Bastisja dhe a.rrestimi i gazetareve ne detyre nga n.arkopolicia te Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari, si nje medie qe ne emer te transparences iu thote qytetareve te verteten qe fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe te paqenave e Edvin Kristaq Mafise dhe n.arkoshtetit te tij. Gjithashtu n.arkopolicia ka ndaluar dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grica.

Ky akt k.riminal, a.tentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan nje lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e medha qe shoqerojne termetet mund te kete edhe permbytje.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt tipik skiziod paranojak te Edvin Kristaq Mafise dhe n.arkoshtetit te tij dhe iu bej thirrje organizatave nderkombetare te lirise se mediave te denoncojne dhe denojne prane OKB dhe Keshillit te Europes Edvin Mafine dhe regjimin e tij te gangstereve te d.roges dhe k.rimit. sb”, shkruan Berisha.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close