LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Birra është e shëndetshme për zemrën. Ja sa duhet të pini çdo ditë…

Birra është e shëndetshme për zemrën. Ja sa duhet të pini çdo ditë…

Nëse dëshironi çdo ditë të pini një apo dy birra, ju nuk do të keni brenga për jetën. Së paku kur është fjala për shëndetin e zemrës.

Siç është konstatuar, konsumimi i rregullit i birrës ul rrezikun e pikës në zemër.

Siç konstatojnë shkencëtarët italianë, të cilët kanë studiuar 150 hulumtime lidhur me këtë temë, sasia ideale për meshkujt është dy birra të vogla në ditë, ndërsa për femrat mjafton një birrë.

Alkooli ka fuqinë që të ngrejë nivelin e kolesterinës së mirë në trup, mirëpo me të nuk duhet të teprohet.

Në të vërtetë, pos që çon drejt alkoolizmit, në raste të veçanta nxit shfaqjen e disa llojeve të kancerit te njerëzit të cilët janë grup i rrezikuar.

Mirëpo megjithatë shkencëtarët pajtohen që pirja me masë e birrës jo vetëm që nuk mund të dëmtojë, por është edhe e mirë për shëndetin.

Kjo pije nuk përmban yndyrë, kolesterol, por është e pasur edhe me materie ushqyese si fibrat, magnezi, seleni, kaliumi, fosfori, kromi dhe vitaminat e kompleksit B.

Disa studime shkencore kanë treguar se birra është e mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe ka efekt parandalues për shumë sëmundje.

Loading...
More in Shendeti
Impotenca “spiunon” mundësinë për infarkt

Close