LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . Biseda sekrete: Si e bindi Llalla “Doktorin”, që të ishte pjesë e arrestimit të Shullazit

Biseda sekrete: Si e bindi Llalla “Doktorin”, që të ishte pjesë e arrestimit të Shullazit

Para se Emiljano Shullazi të arrestohej, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marrë leje nga Doktori dhe kanë bërë një bisedë telefonike. Më poshtë keni bisedën e bërë me numra të paidentifikuara (privat number).

Llalla: Mirëmbrëma shef!

Berisha: Kush je ti?

Llalla: Kryeprokurori jam

Berisha: Ku më ke mue shef ti, që je ushtari i Edvinit

Llalla: I kujt Edvin djalit të Netës, atij që luanim me topa lecke në fshatë

Berisha: Ore ti tallesh me mue, po djalit të Anetës dhe të Kristaqit, atij që luan me topa lecke me demokratët, Edvin Ramës

Llalla: Tani të kuptova, por unë të kam ty shef dhe Liken që më graduat prokurorë me 102 vota pro dhe iu a bëtë 8 me 2 dhe ca socialistëve që kishin bërë gabime

Berisha: Lëre lëre, se i kam harrue. Por po të nigjoj. Çfarë ke që më ndërpreve, se isha tu shkrujt një lajm të rëndësishëm në feisbuk

Llalla: Mos, mos e shkruaj, se do të jap unë një lajm, që do fitosh shumë pikë dhe do të kesh mijëra klikues të rinj

Berisha: O Tiku mue më gjete nër 4 milion shqiptarë, me m’fut në lojë?! Po a e din ti, sa kam heq si puna jote unë nga ajo zyrë?!

Llalla: Shef më dëgjo, dua të pastrojë figurën time, sepse i kam gënjyer nja 10 herë shqiptarët, se do bëjmë arrestime të fuqishme, por edhe ty të jap një lajm, që të mos gënjesh, të paktën njëherë të vetme, se si plak që je të doli boja

Berisha: Fol, se s’kam kohë me u marrë me tye

Llalla: Sot do arrestojmë Shullazin, atë ushtarin tonë, por siç thua ti është bërë ushtari i Tahirit. Me që e thua ti, unë e besojë dhe kam frikë se nuk e realizojmë dot aksionin

Berisha: Fol çfarë do?

Llalla: Ti je mjeshtër për historira krimi, shif në sirtar mos të ka ngelur ndonjë?

Berisha: A kam një gati, ai gomari Dhori Kule do me u boe përsëri rektor, megjithse merr nja 11 rroga, por unë e kam mik dhe duhet ta tremb kandidatin tjetër, se ajo “biba” e Ramës nuk ka shans të bahet. Menoj t’i çoj ata çunat e Lulit me uniformë të zezë dhe ta kërcënojnë e gjithëçka merr fun

Llalla: Shefo nuk e kam hallin aty, por policia duhet ta marri Shullazin si dëshmitarë, jo si të pandehur, se të thashë na dështon aksioni se nuk kam besim tek policia

Berisha: Ma len mue atë punë, qi tash po e bëjë statusin në feisbuk, manej arrestojeni dhe mi nji gurë vrasim dy zogjë. Ti ma llafin nji herë se boll ke gënjye dhe une i tregojë Amerikës që priti Edvin Kristaq Ramën dhe Saje Qorrin, se kan ba gabim duke prit tutorët e krimit, e tash duhet me i vu gishtin kokës

Llalla: Shef je i papamë. Unë jam pas teje

Kjo është Thash e them apo e vërtetë? Ju si mendoni? Për ne është humor me gjysëm të vërtete brenda.

Loading...
More in Qytetari Digjital
I nderuari Doktor Berisha … ! Kjo është letra që i ka dërguar Shullazi Marshallit

Close