LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bllokimi i negociatave, a do të kemi zgjedhje të parakohshme? Rama jep përgjigjen që nuk e prisnim

Bllokimi i negociatave, a do të kemi zgjedhje të parakohshme? Rama jep përgjigjen që nuk e prisnim

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhje së Kryesisë së PS. I pyetur nga gazetarët nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Rama tha i bindur se ai dhe qeveria e tij do të vazhdojë punën për të përmbushur kushtet e Bundestagut gjerman.

“E çfarë t’iu them unë në këtë rast. Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur. Nuk ia kanë dal sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura 6 muajt e parë sepse ne kemi arritur të marrim mbështetjen e kancelares gjermane.

Dy vendet nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane. Është materializuar ajo që kam paralajmëraur një konflikt mbi të ardhmen e BE. Në këtë pikë, ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më shumë në dorë se të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Në këtë pikë besoj se ne këtu nuk kemi më shumë në dorë se sa të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Sikurse e kam thënë dielli ka dalë përsëri, dita ka nisur përsëri dhe ne nuk lëkundemi aspak në punë tonë.”, u shpreh Rama.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Si mashtroi sot Lulzim Basha për dorëheqjen e Zoran Zaev

Close