Home . Aktualitet . Bllokohen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja arsyeja

Bllokohen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja arsyeja

Ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane Të shumtë janë qytetarët që tentojnë prej 24 orësh të plotësojnë formularin e aplikimit, por faqja është jashtë funksionit.

Sipas njofimit në faqe sqarohet se serverat kanë rënë dhe po punohet për mirëmbajtjen e faqes, ndërsa këshillojnë që aplikuesit të provojnë sërish në një moment të dytë, sapo ajo të rregullohet, pa specifikuar kohën e saktë.

bllokohet llotarProgrami i Lotarisë Amerikane i jep mundësi shtetasve të huaj të krijojnë një jetë të re në SHBA. Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017, por më parë duhet të informoheni për elementët që ju s’kualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve.

Çdo gjë është si më parë në aplikim, përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave. E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyre e specializuar.

Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një “Foto-Studio”, pjesa më e madhe e tyre i dinë përmasat e duhura. Fotoja duhet te jete e re dhe jo e përdorur me pare për aplikim. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista.

Mos Humbisni:
Befasohen mjekët, gruaja lind binjakët 4 muaj pas vdekjes… shpëton dhe dy jetë të tjera

Close