Home . Sport . “Bombë” te Skënderbeu, trajneri largon nga skuadra sulmuesin e njohur

“Bombë” te Skënderbeu, trajneri largon nga skuadra sulmuesin e njohur

Sebino Plaku pritet të largohet nga Skënderbeu dhe me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën te Kamza.

Heroi i korçarëve në ndeshjet ndaj Kairatit dhe Mlada Boleslav, ka bërë pak ditë më parë një deklaratë kundër trajnerit Ilir Daja dhe kësisoj, situata është agravuar në skuadër.

Kreu i pankinës mësohet se nuk ka dashur të replikojë, duke ia lënë gjithçka në dorë klubit. Mirëpo, në këtë situatë as drejtuesit e Skënderbeut nuk kanë reaguar.

Për momentin, Plaku i ka shpëtuar pezullimit, por gjasat janë që të mos grumbullohet në ndeshjen e radhës ndaj Dinamos së Zagrebit. Burime të sigurta në klub tregojnë se në këtë moment të mirë, sa u përket rezultateve, drejtuesit nuk duan që të shpërqendrojnë skuadrën, duke preferuar ta kalojnë në heshtje situatën.

Dje, presidenti Ardjan Takaj ka qenë në Korçë, por nuk ka bërë ndonjë mbledhje me skuadrën apo të merret me çështjen “Plaku”.

Mos Humbisni:
Pse i urreni heronjtë?!

Close