Home . Kryesore . “Bosht mysliman” shqiptaro-turk? Pëllumb Xhufi i përgjigjet ish-ministrit grek Pangallos: Obsesion i Greqisë
xhufi

“Bosht mysliman” shqiptaro-turk? Pëllumb Xhufi i përgjigjet ish-ministrit grek Pangallos: Obsesion i Greqisë

Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi i cilëson antishqiptare qëndrimet e ish­ministrit grek Theodhoros Pangallos të frymëzuara nga “Megali Idea”.

Xhufi jep arsyet pse Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë, ndërsa i cilëson halucinacione senile pretedimet e Pangallosit i cili sheh rolin e Turqisë në kërkesat e kryeministrit Rama për çështjet që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve.

Nipi i gjeneralit, Pangallosi i ri, identifikohet me një tjetër politikë, me politikën megalomane të “Megali Idesë”, nga e cila edhe vetë zbatuesi më i flakët i saj, Eleutherios Venizelos, pas dështimeve spektakolare të politikës së jashtme greke, u detyrua të distancohet gjatë mandatit të tij të fundit kryeministror, më 1928-­1934”­ thotë Xhufi për Panorama. Sipas tij, zoti Pangallos bën një gabim të madh që nuk i lejohet, duke e konsideruar Shqipërinë si një faktor subaltern, si një variabël i Turqisë në kufijtë veriorë të Greqisë.

Ky është një vlerësim i kahershëm i politikës greke në raportet e saj me Shqipërinë, vlerësim i bazuar mbi paragjykime të natyrës fetare. Sipas tij, si vend me shumicë myslimane, Shqipëria do të ishte fatalisht e destinuar të bënte lidhje të shkurtër me Turqinë, duke u bërë pika fundore e një të ashtuquajturi “bosht mysliman”, që rrezikuaka vetë ekzistencën e Greqisë.

Ky obsesion grek, nuk është vërtetuar ndonjëherë në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar. Shumë më tepër se me Turqinë myslimane, Shqipëria ka njohur periudha “të arta” marrëdhëniesh me Italinë, Austro Hungarinë, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, Kinën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vetë Greqinë”­ thotë Xhufi.

Mos humbisni:
140718_12x5_1600-1-780x439
Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Close