LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Breshëri plumbash drejt makinës së shefit të anti-trafikut dhe atij të krimeve gjatë operacionit policor

Breshëri plumbash drejt makinës së shefit të anti-trafikut dhe atij të krimeve gjatë operacionit policor

Qëllohet me armë zjarri automjeti privat i Shefit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në hyrje të fshatit Shëndëlli në Sarandë, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automjetin privat të Shefit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve.

Mësohet se, ai ka qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë të zonës dhe 4 efektiva të Policisë, në operacion për kapjen e një të kërkuari. Nga sulmi me armë nuk ka asnjë person të  lënduar.

Nga informacionet paraprake dyshohet se autori i sulmit është Taulant Gjini, i shpallur në kërkim për “tentativë vrasje”. Autorë të sulmit dhe 3 persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Policia ka bërë kontrolle në 90 banesa ndërsa janë shoqëruar 30 persona.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri mitraloz si dhe një armë automatik që mendohet se është i autorit të sulmit Gjini. Po vazhdon operacioni në fshatrat përreth, në operacion RENEA, FNSH.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Vrasja e Karelit në burgun grek, Muiznieks: KE dënon dhunën

Close