LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . BSH: Numri i të punësuarve në ekonomi u rrit me 3.4%

BSH: Numri i të punësuarve në ekonomi u rrit me 3.4%

Tregu i punës ka vijuar të shfaqë tendenca përmirësuese edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, numri i të punësuarve në ekonomi rezultoi i rritur me 3.4%, një normë vjetore kjo lehtësisht më e ulët se rritja me 3.5% e shënuar në tremujorin e parë. Tendenca ngadalësuese e treguesit të punësimit i atribuohet kryesisht rënies vjetore më të shpejtë të punësimit në sektorin bujqësor (me -1.7%, nga -0.9% në tremujorin e parë) dhe rritjes më të zbutur të punësimit në sektorin e industrisë (me 2.5%, nga 3.0% në tremujorin e parë).

Ndërkohë, punësimi në sektorin e shërbimeve përshpejtoi rritjen vjetore në 9%, duke ndikuar në kahun rritës ecurinë e punësimit në ekonomi.

Sipas BSH-së, ecuria tremujore e të punësuarve rezultoi gjithashtu pozitive, e mbështetur nga të tre sektorët e mësipërm. Shkalla e papunësisë ra me 0.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke qëndruar në 13.9%. E ndikuar edhe nga rritja e punësimit, shkalla e papunësisë rezulton poshtë nivelit të shënuar në të njëjtën periudhë një vit më parë me 1.6 pikë përqindje./atsh.gov.al

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Infrastruktura/ Si do ta ndikojnë investimet e qeverisë ekonominë shqiptare?

Close